Kosovë: Bizneset e kujt përfituan nga paratë e shtetit?

Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Hekuran Murati ka publikuar sot listën e kompanive kosovare të cilat përfituan nga pakoja emergjente e qeverisjes së kaluar në krye të së cilës ishte Avdullah Hoti.

Listës së përfituesve u prijnë bizneset të cilat nuk u mbyllën gjatë pandemisë, raporton Albinfo.ch.

Kësisoji, kompania “Viva Fredh Store” përfitoi 860.615 euro nga buxheti i shtetit e pasuar nga kompania Elkos e cila përfitoi 675.845 euro për të vazhduar më tutje me kompani të tjera të cilat po ashtu përfituan shifra prej qindra mijëra eurove nga fondi i rimëkëmbjes.

Zyrtarë të Vetëvendosjes, pas publikimit të kësaj liste.

“Opozita asokohe, pra VV, shume here ka deklaruar qe kjo pako nuk eshte e rimekembjes dhe per kete disa kritikonin se po i mbysim bizneset duke u pamundesuar te merrnin te hollat. Dhe e pame sot kush ka perfituar”, ka shkruar zëdjënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

Në vijim, Albinfo.ch ju sjell të plotë listën e përfituesve