Kosovë: fushata elektorale me sharje dhe fyerje

0

Pristina, 16 shtator – Në Kosovë para afateve ligjore kanë filluar një fushatë intenzive e partive politike për zgjedhjet e 6 tetorit.

Të gjitha partitë politike kanë filluar aktivitetet e tyre me qytetarët në terren si dhe po marrin pjesë në debate të shumta të televizioneve publike dhe private.

Fatkeqësisht deri më tani në këtë fushatë nuk janë shpalosur programe dhe projektet e partive politike. Politikanët janë duke përdorur një gjuhë të urrejtjes, sharjeve dhe denigrimin e njëri tjetrit.

Madje në një studio televizive një përfaqësues i Vetëvendosjes është sulmuar fizikisht nga përfaqësuesi i Partisë Social Demokratike.

Organazitat jo qeveritare theksojnë se fushata duhet të përqëndrohet në programet e partive politike e jo në sulme personale ndaj kandidatëve.

Nga Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane thonë për IBNA se, partitë politike duhet ti tregojnë qytetarëve se si do ta luftojnë korrupsionit, krimin e organizuar, papunësinë dhe përshpejtimin e proceseve euroatlantike.

“Fushata për zgjedhjet e 6 tetorit ka filluar herët. Partitë politike me debate të ulëta janë duke sulmuar njëri tjetrin. Deri më tani nuk është shpalosur asnjë platform politike. Partitë politike deri më tani nuk kanë treguar një kulturë debati dhe unitet për cështjet me rëndësi të cilat e presin Kosovës”, vlerëson kjo organizatë.

Sipas ORCEI, paritë politike nuk duket se janë të gatshme të përballen së bashku me procesin e bisedimeve për normalizimin e raporteve me Serbinë si dhe procesin e integrimeve euro-atlantike.

Pas zgjedhjeve, qeveri e re e Kosovës duhet të përballet me dialogun me Serbinë. Kjo kërkesë ka ardhur nga përfaqësues të lartë të SHBA-ve, të cilët kanë kërkuan një marrëveshj përfundimtare dhe paqësore mes Beogradit dhe Prishtinës. /Ina/