Kosovë-Maqedoni e Veriut pritet të luhet pa tifozë

0

Ndeshja e madhe mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriutr pritet të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Sipas Evelin Kristilin, anëtares së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, sfidat e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve mund të zhvillohen pa prezencën e publikut edhe nëse ato zhvillohen në muajin tetor.

“Stadiumet mbeten të zbrazur dhe për këtë do të diskutojmë në takimin e Komitetit Ekzekutiv”.

“Shumë faktor ndikojnë në këtë vendim, ndërsa më kryesore është pandemia “Covid 19” dhe sa janë të prekura vendet, ku do të luhet futbolli”.“Është një problem kompleks, andaj nuk duhet të udhëhiqemi nga pasioni, por vendimi i drejtë,” ka thënë mes tjerash Kristilin, e cila është pesimiste për rikthimin e shpejtë të tifozëve në stadiume.

Takimi i Komitetit Ekzekutiv është caktuar më 17 dhe 18 qershor, ku do të caktohen datat e sakta të “Play-Off” dhe nisjes së sezonit të ri në futbollin evropian.

Ndërkohë, mediat raportojnë se ndeshjet e “Play-Off” do të zhvillohen në tetor, ndërsa ato të finales në muajin nëntor.