Kosovë, numërohen 98.47% e votave, këto janë rezultatet e fundit (TABELA)

0

Po vazhdon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën të dielën, më 6 tetor. Rezultatet vazhdojnë të jenë të pandryshueshme, ku prinë LVV, pasuar nga LDK. Tani kur janë numëruar 98.47% të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 200.953 vota apo 25,51%. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 195.534 vota apo 24,82%, Partia Demokratike e Kosovës ka 167.402 apo 21.25%. Koalicioni AAK-PSD ka marrë 90.839 vota apo 11,53%. Koalicioni Nisma-AKR-PD vazhdon të mbetet nën pragun e zgjedhor, pasi ka marrë 38.639 vota apo 4.90%.