Kosovë: Opozita kundërshton idetë për korrigjimin e kufijve me Serbinë

0

Prishtinë, 11 shkurt – Partitë opozitare në Kosovë kanë kundërshtuar idetë e presidentit të vendit, Hashim Thaci për korrigjimin e kufirit me Serbinë.

Reagimet e opozitës erdhën pasi që presidenti kosovar tashmë e ka pranuar hapur se marrëveshja përfundimtare me shtetin fqinj do të përfshijë edhe një korrigjim të lehtë të kufirit.

“Nëse një korrigjim i lehtë i kufirit është çmimi për marrëveshje përfundimtare të paqes, atëherë kjo do të duhet të jetë e pranueshme. Zyrtarizmi i kufijve duhet të ndodh që të ketë njohje reciproke me Serbinë”, është shprehur Thaci në një konferencë për shtyp.

Ai gjithashtu ka theksuar se taksa ndaj produkteve serbe duhet të pezullohet në mënyrë që të mundësohet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve.

Shefi i deputetëve të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti si kundërpërgjigje deklaroi se nuk duhet të manovrohet me procesin e dialogut.

“Ne duhet të jemi të qartë me qytetarët e Kosovës dhe aleatët tanë për pozicionin tonë në dialogun me Serbinë. E para, Kosova duhet të dialogojë dhe do të dialogojë, sepse nuk ka alternativë tjetër. Gjuha që nxit konflikte duhet të hiqet nga diskursi jonë. E dyta, Kosova tokë me nda nuk ka, Kosova nuk e rishikon shtetësinë e vetë dhe Kosova nuk e defunksionalizon shtetin e vetë me aranzhime të brendshme në baza etnike”, ka theksuar Hoti.

Ai ka shtuar se qytetarët e Kosovës duan transparencë lidhur me dialogun me Serbinë.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se idetë për ndarjen e Kosovës janë përgatitje për luftë të re.

Kur ka paralajmëruar një pranverë shqiptare, duke ftuar qytetarët në protesta masive kundër pazareve për territorin e Kosovës.

Kohëve të fundit janë shtuar zërat për arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshja e cila është paralajmëruar nga presidenti kosovar nuk përjashton edhe korigjimin e kufijve me Serbinë.

Ambasadorët e SHBA-ve në Prishtinë dhe Beograd kanë kërkuar nga autoritetet kosovare që të hiqet taksa ndaj produkteve serbe dhe të vazhdoj dialogu për normalzimin.

Të përfaqësuesit e SHBA-ve nuk e kanë përjashtuar mundësinë që marrëveshja mes dy vendeve të arrihet gjatë vitit 2019. /Ibna/