Kostadinovska-Stojçevska: VMRO-DPMNE gënjen! Mickoski: PTHP të ngrit hetim, ky është vetëm fillimi

Picture of ina-online
ina-online

26/08/2024

VMRO-DPMNE gënjen – kjo është përgjigjja e ish-ministres së kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, pas akuzave të partisë në pushtet, se ajo me para të popullit në udhëtim zyrtarë ka blerë arusha, topa futbolli, çorape, valixhe… Ajo thotë se ka blerë nga llogaria personale, pasi që aviokompania ia ka humbur bagazhin. Por nga VMRO-DPMNE pohojnë se për atë që ka blerë Kostadinovska – Stojçevska në fund ka marrë mjete buxhetore.

“Po, kam blerë valixhe të reja nga llogaria ime dhe pjesët themelore për udhëtime zyrtare që të mund të udhëtojë dhe të marrë pjesë në takimet në moment kur mbeta pa valixhe gjatë udhëtimit në Londër. Pjesa tjetër është manipulim i rëndë dhe plotësisht e pavërtetë”, tha Bisera Kostadinovska Stojçevska nga LSDM.

“Populli mund të shohë llogaritë e shpenzimeve tua me paratë e tyre, llogari të cilat më pas i ka dërguar në Ministrinë e kulturës me qëllim të arsyetimit të shpenzimeve”, u shpreh Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.

Ajo akuzoi se VMRO-DPMNE dëshiron të njollosë punën e saj dhe paralajmëroi padi kundër partisë nëse nuk vërtetohen parregullësi.

“Unë qëndroj në dispozicion. Nëse ka krim në punën time le të urdhërojnë të ma marrin imunitetin, kanë mundësi për këtë dhe do të paraqitem para cilitdo gjykatës që ata dëshirojnë”, shtoi Bisera Kostadinovska-Stojçevska.

Kryeministri Hristijan Mickoski, bëri thirrje që për këto informacione të reagojë Prokuroria publike.

“Jo vetëm për këtë rast. Unë thash se nga vjeshta do të jemi dëshmitarë për atë që ka ndodhur në 7 vitet e kaluara për shumë gjëra. Jo vetëm për këtë, ky është vetëm fillimi, do të ketë shumë njerëz që sot i shohim se janë të fuqishëm pas foltores së Parlamentit”, deklaroi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Nga VMRO-DPMNE theksuan se edhe në periudhën në vazhdim do të publikojnë prova për, siç thonë, jetën luksoze me para shtetërore.

TË FUNDIT
9 orë
Arsim Sinani: Deputetët shqiptarë të pozitës dhe opozitës,në vend se të zihen, ta përdorin parimin e Badinterit
10 orë
Granit Osmani: BDI e pagoi familjen e kriminelit, Johan Tarçullovski
11 orë
Mexhiti: Milionerët e Frontit-BDI, pinjollët e komunizmit dhe Levica fashiste kanë bashkuar forcat për destabilizim
11 orë
Qoku: BDI-LSDM-LEVICA një orkestrim në dëm të shqiptarëve
11 orë
Mbi 20 vite nuk e rregulluan statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

ME TE LEXUARA

20 orë
“Pa ligjin e UÇK-së s’mund të avancohen të drejtat e “branitellave”! Adnan Azizi i përgjigjet ashpër LSDM-së
15 orë
Filipçe: Në Ligjin për kredinë nga Hungaria ka korrupsion të madh
1 ditë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
9 orë
Arsim Sinani: Deputetët shqiptarë të pozitës dhe opozitës,në vend se të zihen, ta përdorin parimin e Badinterit
19 orë
Ligji i “branitellave”, deputetët e VLEN-it e lëshojnë seancën
15 orë
Qeveria javën tjetër në Bruksel do ta prezantoj planin për zhbllokimin e eurointegrimeve
1 ditë
Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

LEXO MË SHUMË

Arsim sinani

Arsim Sinani: Deputetët shqiptarë të pozitës dhe opozitës,në vend se të zihen, ta përdorin parimin e Badinterit

granit osmani

Granit Osmani: BDI e pagoi familjen e kriminelit, Johan Tarçullovski

izet mexhiti

Mexhiti: Milionerët e Frontit-BDI, pinjollët e komunizmit dhe Levica fashiste kanë bashkuar forcat për destabilizim

bekim qoku

Qoku: BDI-LSDM-LEVICA një orkestrim në dëm të shqiptarëve

muhamer pajaziti

Mbi 20 vite nuk e rregulluan statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

IMG_7419

Ministria e Kulturës shkarkon Shkodran Tolajn

IMG_0619

Grubi: Me ne ligji i branitellave nuk kaloi

arben taravari

Taravari: Ligji për “branitellat” hyri në procedurë parlamentare gjatë pushtetit LSDM-BDI, ja si do të veprojë VLEN

blerim bexheti

Bexheti: Deputetë të VLEN-it po bëjnë kuorum për rendin e ditës ku është “Ligji për Branitellat”

INFO

NA NDIQ