Në paraqitjen e mbrëmshme në emisionin “Vetëm e Vërteta”, analisti Sotir Kostov dha qëndrimin e tij se si mund të funksionojë me sukses Komisioni i Përbashkët Bullgaro-Maqedonas për Histori dhe Arsim, në të cilin “thyehen” shtiza për identitetin e personave nga e kaluara.
“Ali Ahmeti duhet ta udhëheqë komisionin historik”, tha Kosotov në një debat me Dobre Mitrev, i cili u prezantua si bullgar nga Maqedonia, përcjell expres.mk.
Kostov tha se e respektonte shumë liderin e BDI-së si strateg.
Një strateg i rrezikshëm, gjithçka që ai dëshiroi e ka arritur. Ali Ahmeti duhet të negociojë me bullgarët. “Ahmeti ta udhëheqë komisionin – nuk do t’u japë asgjë”, tha Kostov, i cili ende është i mendimit se komisioni i përbashkët duhet të shfuqizohet.