Kovaç optimist: Flik ka qenë asistenti im, tani do të përballemi

Picture of INA
INA

13/03/2025

Duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë nga 0-1 në 2-1 në sfidën e kthimit, në fushën e Lille, Borussia Dortmund siguroi me forcë një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Sinjal i madh ky në një sezon aspak idilik, i cili pa ndryshimin e trajnerit verdhezi me largimin e Nuri Sahin dhe ardhjen gjatë kampionatit të Niko Kovaç, i cili komentoi rezultatin e ndeshjes për mikrofonat e UEFA-s:

“Për 90 minuta e kontrolluam ndeshjen, bëmë paraqitje fantastike. Pas pesë minutash pësuam gol (shënoi Jonathan David), por skuadra ime tregoi karakter dhe nivel të lartë performance, sidomos në pjesën e parë. Ishim agresivë, krijuam shumë raste. Kjo paraqitje më dëshmon se ky ekip ka shumë përvojë dhe i pëlqen të luajë në këto kompeticione. Është një fitore e madhe, një fitore e merituar. Urime skuadrës sime”.

Tani, në çerekfinale i pret Barcelona e Hansi Flik, që eliminoi Benfikën.

“Është bukur, sepse kemi punuar së bashku. Ai ka qenë asistenti im dhe tani përballemi në Champions League. Barcelona është një klub i madh, një ekip i madh, me lojtarë fantastikë. Duhet të sigurojmë rezultat të mirë në ndeshjen e parë. Në çerekfinale gjithçka është e mundur, të gjithë mund të arrijnë në gjysmëfinale, kështu që shpresojmë të jemi ne,” tha mes tjerash Kovaç./Telesport/

TË FUNDIT

Përfundoi biseda telefonike Trump-Putin. Ja çka u morën vesh

Çfarë ndodhi me “Instagram”-in e Eglit? Brenda tre ditësh ajo humb…

EC për tragjedinë në Koçan: Nuk është aksident, por një krim i ndërtuar nga korrupsioni

Pas 3 vitesh, hetimet për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë ende të papërfunduara

Babai i Vedatit: Për dy minuta ma mbytën djalin!

Sara dhe Driloni arratisen së bashku në këtë vend

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË