Kovaçev: Do ti publikojmë emrat e 120 mijë maqedonasve me shtetësi bullgare

Picture of Ina Online
Ina Online

22/09/2023

Bullgaria së shpejti do të mund të publikojë listën e mbi 120 mijë maqedonasve të deklaruar si bullgarë me pasaportë bullgare, njoftoi eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev.

Në Kuvendin e Bullgarisë, në lexim të parë u votuan ndryshimet në Ligjin për shtetësinë bullgare, me të cilin do të publikohet regjistri i të gjithë personave që kanë pasaportë bullgare.

Kovaçev, i cili njihet për qëndrimet e tij karshi Maqedonisë së Veriut, e ka mirëpritur menjëherë këtë vendim të deputetëve bullgarë në profilin e tij në Facebook.

“Me ndryshimin e fundit, të gjithë bashkatdhetarët tanë nga Maqedonia e Veriut, të cilët kanë marrë nënshtetësinë bullgare në 22 vitet e fundit, në bazë të origjinës së dëshmuar bullgare dhe deklaratës së vetëdijes bullgare do të bëhen publike. Kështu, këta mbi 120,000 bullgarë maqedonas, duke përfshirë shumë politikanë të dikurshëm dhe aktualë, deputetë, ministra, kryetarë komunash, shefa të departamenteve, kryetarë partish, pronarë mediash dhe televizionesh, gazetarë, komentues, si dhe familjet e tyre do të mbrohen publikisht nga urrejtja dhe diskriminimi nga institucionet maqedonase”, shkruan Kovaçev.

Me ndryshimet e propozuara, njohja e gjuhës bullgare do të jetë e detyrueshme për marrjen e nënshtetësisë bullgare. Kur aplikoni për shtetësi bullgare në bazë të origjinës bullgare, do të hiqet kërkesa që një paraardhës i aplikantit të ketë vdekur si shtetas bullgar. Personi do të duhet të ketë precedentë të pastër penalë, jo vetëm në Republikën e Bullgarisë, por edhe në vendin e origjinës, pra në vendin e banimit.(INA)

TË FUNDIT

Dramë në Sarajevë: Policia federale tenton arrestimin e Dodikut, por u pengua me armë nga milicia e Republika Srpska-s

Aktivisti dhe avokati kërçovar kandidat i pavarur për Kërçovën

Zdravstvuyte, Ramush!

BE gjobit “Apple” dhe “Meta” me 500 milionë euro

Gashi për vizitë në Bibliotekën Kombëtare Universitare me rastin e Ditës Botërore të Librit

Kjo është pasuria e Albin Kurtit e deklaruar në APK

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË