Kovaçev: Pendarovski inicues i ”listave të zeza”!

INA
INA

19/05/2023

SHTETËSI BULLGARE PËR UDHËHEQËS TË KLUBIT NË MANASTIR

Bullgaria vazhdon me akuzat për “lista të zeza” për qytetarët bullgar që u ndalohet hyrja në Maqedoni të Veriut. Eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev, në një deklaratë për televizionin publik bullgar, thotë se Presidenti Stevo Pendarovski në janar ose shkurt ka pasur takime me shërbimet, ku është bërë e qartës e ai është iniciatori I “listave të zeza”.

Eurodeputeti bullgar ka reaguar edhe ndaj deklartatës së Kryeministrit Kovaçevski, gjatë samitit në Rejkjavik, se “diskursi bullgar ndaj RMV-së është i njëjtë sikurse I Rusisë ndaj Ukrainës”

“Bullgaria nuk sillet me RMV-në sikurse Rusia me Ukrainën, e vërteta është ndryshe. Të drejtat e njeriut janë kyçe për BE-në. Në Shkup nëse thuash se je Bullgar është problem. Ky vend është kandidat për BE. I bëj Thirrje Kuvendit që urgjentisht t`i miratojë ndryshimet e ligjit për shtetësi bullgare” – tha Andrej Kovaçev, eurodeputet bullgar.

Më 6 Maj Eurodeputetit bullgar iu ndalua hyrja në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Jashtme sqaroi se ai ka qenë pjesë e një grupi për të cilët policia ka pasur njohuri se përbëjnë rrezik për sigurinë. Kovaçevi nuk ka qenë në këtë listë, por ka qenë në shoqëri të keqe.

Derisa vazhdojnë akuzat e Sofjes për sjelljen e Shkupit ndaj qytetarëve bullgarë, Shteti bullgar do t`I pajis me nënshteësi udhëheqësit e klubit bullgar në Manastir. Paraprakisht dokumente bullgare mori sekrtetari I klubit bullgar në Ohër. /KlanMacedonia/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ministria-e-kultures-

3000 punonjës pa paga, protestë para Ministrisë së Kulturës

IMG_1265

Sondazhi i IRI: Serbia aleati më i rëndësishëm për qytetarët maqedonas, Bullgaria, Rusia dhe Kosova shihen si kërcënim

ASH

ASH: Mickoski konfirmoi se po përgatitet një front anti BE dhe NATO

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Edhe 4 ditë deri në përfundim të fushatës për zgjedhjet presidenciale, ja çfarë premtojnë e për çfarë akuzojnë kandidatët

Mickoski

Mickoski premton pajtimin dhe bashkimin kombëtar maqedonas

FILIPCE-768x507-1

Filipçe: VMRO-DPMNE i gënjen qytetarët! Misajllkovski: Jam optimist për zgjidhje më të mirë për BE

fatmir besimi

Besimi: Deri në vitin 2028 paga mesatare 900-1000 euro

vankovska

Vankovska: Nuk mjaftohemi me një kolltuk dhe një pozicion, ne kemi një kauzë

Pendarovski Siljanovska

Pendarovski: Kam treguar se çfarë do të thotë të jesh president i të gjithë qytetarëve

INFO

NA NDIQ