Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski para Samitit të NATO-s deklaroi se shtetet anëtare të NATO-s do të qëndrojnë të bashkuar për të ndihmuar popullin e Ukrainës, transmeton TV21.
“Sot të gjithë aleatët e NATO-s janë të bashkuar dhe do ta japim mbështetjen tonë për popullin ukrainas, do të mbetemi të bashkuar si anëtare e NATO-s dhe Maqedonia e Veriut tashmë e ka harmonizuar politikën e jashtme me Bashkimin Evropian dhe i miratuam të gjitha vendimet të harmonizuara me shtetet e NATO-s dhe të BE-së me qëllim që të kundërshtojmë atë që Putini dhe Rusia po bëjnë në Ukrainë”, tha Kovaçevski.