Kovaçevski: “Ballkani i Hapur” nuk e zëvendëson BE-në, por e forcon idenë evropiane

Iliria News Agency
Iliria News Agency

9 Shkurt, 2022

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot foli në hapjen e tryezës së rrumbullakët me temë “Integrimi ekonomik i Maqedonisë së Veriut në Ballkanin Perëndimor dhe perceptimi i kompanive të orientuara nga eksporti për nismën Ballkan i Hapur”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Kovaçevski prezantoi rezultatet e anketës “Perceptimi i kompanive të orientuara drejt eksportit në Maqedoninë e Veriut për Iniciativën e Ballkanit të Hapur”, të realizuar organizata tink-tenk analitika dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Maqedoni, ku tha se analiza ofron një pamje të përgjithshme mbi gjendjen e bashkëpunimit rajonal në rajon përsa i përket katër lirive – lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, personave dhe kapitalit, e cila paraqet aktorët kyç për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

“Hulumtimi i analitikës dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur Maqedoni konfirmon se kompanitë kanë një opinion pozitiv për Iniciativën për bashkëpunim në “Ballkanin e Hapur”. Ata e shohin këtë iniciativë si një mundësi të re për të përmirësuar funksionimin e kompanive të tyre”, tha kryeministri Kovaçevski.

Ai shtoi se këtë raport do ta ndajë menjëherë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, si një kontribut i shkëlqyer i menaxhueshëm për Samitin e ardhshëm të “Ballkanit të Hapur” që do të mbahet në pranverë në Ohër.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se “Ballkani i Hapur” nuk është zëvendësues i BE-së por përforcues i idesë evropiane të Ballkanit dhe katalizator i bashkëpunimit rajonal sipas standardeve evropiane dhe si i tillë është për të mirën e të gjithë rajonit, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kiev-naten

Rusia sulmon Kievin me raketa

Rrahim musliu

Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

shqiptaret maqedoni perfaqesuesja

Tetë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet e muajit qershor (LISTA)

INFO

NA NDIQ