Kovaçevski: BE-ja të mbajë fjalën dhe të na jap datë për negociata

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski theksoi se Bashkimi Evropian të mbajë fjalën dhe të jap datën për negociatat.

Sipas tij, procesi që zgjatet e që nuk ka asnjë rezultat konkret e zbeh besimin tek qytetarët. Ai kërkoi që BE ta plotësoj premtimin e saj dhe sa më parë t’i nisë negociatat me vendin.

“Çdo proces që zgjatë shumë dhe që gjatë asaj kohe nuk ka asnjë rezultat konkret, shndërrohet në proces ku ulet besimi. Nuk flas për besimin politik, por për besimin nga ana e qytetarëve. Përfundimisht, BE duhet ta plotësoj premtimin e saj, ta plotësoj pjesën e saj të obligimit dhe një orë e më herët të caktohet datë, për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.(INA)