Kovaçevski: Çështjet historike nuk mundet dhe nuk duhet të jenë kriter për hapjen e negociatave

Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë pyetjeve të deputetëve në Kuvend tha se për të, për partnerët e koalicionit dhe për qytetarët nuk janë të pranueshme idetë që nuk bëjnë mbrojtje të qartë të gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas.

“Çështjet historike nuk mund dhe nuk duhet të jenë kriter për kornizën negociuese dhe negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në apo ndonjë organizatë tjetër. Negociatat me BE-në duhet të fillojnë me një konferencë ndërkombëtare përpara se të nisin ndryshimet kushtetuese, me qëllim përfshirjen e malazezëve, kroatëve dhe bullgarëve, qytetarë të cilët kështu përcaktohen dhe këtë e kërkojnë, të bëhen pjesë e Preambulës së Kushtetutës. Edhe BE edhe Bullgaria do të japin garanci se nuk do të ketë kushte të mëtejshme lidhur me procesin tonë”, tha Kovaçevski.\TV21