Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbrëmë ka mbajtur darkë pune me liderët e partnerëve të koalicionit të LSDM.
Pas takimit nuk ka pasur deklarata, por kryeministri Kovaçevski ka njoftuar në Facebook se në darkën e punës janë diskutuar për aktivitetet që do të ndërmerren këtë vit, përcjell INA.
“Në një atmosferë të këndshme, diskutuam për aktivitetet në vitin 2023, masat dhe politikat e Qeverisë për përballjen me krizën globale energjetike, zhvillimin ekonomik dhe tranzicionin energjetik, zbatimin e programit të qeverisë, reformat për BE-në, rrugën dhe hapat për të siguruar të ardhmen evropiane të vendit”, ka shkruar Kovaçevski në Facebook.
Por, ai në asnjë detaj nuk ka përmendur zgjerimin e koalicionit dhe përfshirjen e ASH-së, edhe pse vazhdimisht ka përmendur një mundësi të tillë. Partitë më të vogla të koalicionit janë shprehur kundër hyrjes së ASH-së në Qeveri. (INA)
https://www.facebook.com/Dimitar.Kovachevski/posts/635869495209136