Kovaçevski dënon ngjarjet në veriun e Kosovës

Picture of ina-online
ina-online

25/09/2023

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka reaguar për zhvillimet e djeshme në veriun e Kosovës, ku u vra një polic dhe dy të tjerë të plagosur si pasojë e një sulmi terrorist, që kishte vepruar përreth manastirit të Banjskës në afërsi të Zveçanit.

Kovaçevski ka thënë se dënon fuqishëm ngjarjet në veri të Kosovës, ndërsa i shpreh përkrahje të plotë KFOR-it për të gjitha aktivitetet e ardhshme të cilat janë në drejtim të garantimit të paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

“Me shqetësim të madh po përcjellim situatën në Kosovë dhe jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët tanë strategjikë. I dënoj fuqishëm ngjarjet që ndodhën sot dhe shpreh mbështetjen time të plotë për KFOR-in për të gjitha aktivitetet e ardhshme që synojnë garantimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

Për sa i përket situatës së sigurisë në vend, qytetarët mund të jenë të qetë – ajo është e qëndrueshme, pa asnjë tregues për shqetësime të mundshme. Të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë po monitorojnë me vigjilencë situatën. Gjithashtu sipas informacioneve të shkëmbyera ndërmjet shërbimeve të inteligjencës së sigurisë në vend si dhe informacioneve të marra nga shërbimet e aleatëve tanë në aleancën e NATO-s, nuk ka indikacione që tregojnë për shkelje të sigurisë në Maqedoninë e Veriut.

Apeloj për një de-përshkallëzimin e ngjarjeve në Kosovë dhe për vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë paqësore dhe demokratike. Përshpejtimi i integrimeve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor është vendimtar, është e vetmja mënyrë për të siguruar progres dhe stabilitet në rajon, si dhe reduktimin e ndikimit të palëve të treta destabilizuese. Rajoni duhet të ecë përpara, qytetarët meritojnë prosperitet, një të ardhme më të mirë dhe një standard më të mirë jetese”, ka shkruar Kovaçevski.(INA)

TË FUNDIT
2 orë
Ndryshime edhe në Bordin e FIZhT-së! Asnjë shqiptar!
2 orë
Sevim Hoxha, profesoreshë e gjuhës angleze, njëherit edhe këshilltare në Komunën e Çairit i bashkëngjitet Lëvizjes BESA
3 orë
Aleanca e Selës: Po luftohen disa kumarxhinj për t’i krijuar terren “kumarxhinjve të pushtetit”
3 orë
Nikolloski: Kërkojmë që paratë për hekurudhën drejt Bullgarisë të ridedikohen për hekurudhë të shpejtë në Korridorin 10
3 orë
Shkarkohet drejtori i Burgut të Shutkës!

ME TE LEXUARA

1 ditë
Dr. Asim Izairi bëhet pjesë e Lëvizjes BESA?!
3 orë
Nikolloski: Kërkojmë që paratë për hekurudhën drejt Bullgarisë të ridedikohen për hekurudhë të shpejtë në Korridorin 10
1 ditë
Mickoski për zëvendësministrat e rinj: Të gjithëve u japim një shansë!
1 ditë
Bexheti: Të kërkosh rregullim të ri kushtetues, nuk është e rrezikshme
11 orë
Aderime të reja në ASH në Kumanovë, Taravari: Dyert janë të hapura për të gjithë
1 ditë
Taravari – Melsom: Thellimi i bashkëpunimit në shëndetësi (FOTO)

LEXO MË SHUMË

IMG_1564-scaled

Ndryshime edhe në Bordin e FIZhT-së! Asnjë shqiptar!

Sevim Hoxha, profesoreshë e gjuhës angleze, njëherit edhe këshilltare në Komunën e Çairit i bashkëngjitet Lëvizjes BESA

ASH

Aleanca e Selës: Po luftohen disa kumarxhinj për t’i krijuar terren “kumarxhinjve të pushtetit”

452382115_1050157969799362_925654468935515164_n

Nikolloski: Kërkojmë që paratë për hekurudhën drejt Bullgarisë të ridedikohen për hekurudhë të shpejtë në Korridorin 10

burg

Shkarkohet drejtori i Burgut të Shutkës!

qeveria e maqedonise

Qeveria emëroi disa drejtorë

IMG_0040

Iseni: Do të punoj me përkushtim për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve

Ixhet-Lutfiu-

Sonte në Tetovë “Diaspora në objektivin e Ixhet Lutfiut”, filmi dokumentar që dëshmon për rolin shqiptarëve në Danimarkë

IMG_0037

Sedat Sulejmani pranoi detyrë si Zv/ministër i Kulturës dhe Turizmit

INFO

NA NDIQ