Kovaçevski: Do të bëjë gjithçka që qytetarët të kenë standard sikur në ish-Jugosllavinë

INA
INA

26/05/2023

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se do të punojë që qytetarëve të RMV-së t’u sigurojë standard jetese sikur në kohën e ish-Jugosllavisë. Ai tha se shteti ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur qytetarët nga goditja e rritjes së çmimeve.

“Ne në Jugosllavi kemi pasur një standard më të mirë se të gjitha vendet nga Evropa Lindore që janë anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe unë do të marr të gjitha vendimet e nevojshme që qytetarët tanë të kenë një standard më të mirë se ata”, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski duke folur për investimet amerikane në Maqedoni.

Kovaçevski theksoi se Qeveria i mbrojti qytetarët, institucionet në arsim dhe shëndetësi, kompanitë nga rritja e çmimeve.

“Çmimi i energjisë elektrike nuk u rrit. Për grupin e parë dhe të dytë të përdoruesve ka mbetur e njëjtë, për ata që përdorin energjinë elektrike shtëpiake. Është rritur për ata që kanë pishina në shtëpi dhe që i ngrohin në dimër. Për kompanitë në tregun e rregulluar, 72.000 kompani – çmimi i energjisë elektrike është ulur për 20 për qind. Ne kemi dhënë energji elektrike për të gjitha qendrat shëndetësore”.

“A e dini sa kohë nuk janë paguar faturat e energjisë elektrike pas atyre qendrave shëndetësore?! Gjithçka që nuk paguhej u mbulua. Ne kemi dhënë energji elektrike për të gjitha institucionet arsimore”, deklaroi Kovaçevski.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Hristijan Mickoski

VMRO-DPMNE i zyrtarizoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare

izet mexhiti

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

ali ahmeti kurto dudush

Dudush: Ali Ahmeti është babai i kombit, duhet të respektohet nga të gjithë

Ali Ahmeti fronti

Mësohet lista e kandidatëve për deputetë e Frontit Europian

tetov

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës (FOTO)

vlen saraj

VLEN hapin shtabin zgjedhor në komunën e Sarajit

menduh thaci

Menduh Thaçi morri pjesë në iftar në Gostivar (FOTO)

stojance-angellov-701x430

Angellov: Do të kthehesha në LSDM nëse më japin rrogë 5.000 euro

taravari kasami

Taravari dhe Kasami të pranishëm në panelin e diskutimit për integrimin e personave me aftësi të kufizuara

INFO

NA NDIQ