Kovaçevski: Nuk komentoj se si Drin Ahmeti i ka marrë kompanitë

ina-online
ina-online

30 Qershor, 2023

Drin Ahmeti, nipi biznesmen i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti edhe sot ka qenë në qendër të vëmendjes në seancën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së në disa raste janë marrë me emrin e tij, duke kërkuar sqarime nga kryeministri Dimitar Kovaçevski se nga i ka paratë dhe kompanitë.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki kërkoi përgjigje nga kryeministri se nipi i Ali Ahmeti nga i ka marrë kompanitë dhe paratë për blerjen e qendrës tregtare “Soravia” dhe përpos kësaj, ai tha se a do të kërkohet dorëheqja e kreut të BDI-së.

“A do të kërkoni dorëheqje nga Ali Ahmeti? Pyetja kryesore është se nga i ka marrë paratë? Përkatësisht, a janë të vërteta spekulimet se Ahmeti do të përfitojë nga “Soravia” me atë që do të detyrohen kompanitë që bashkëpunojnë me shtetin ose që kanë përfituar nga biznesi i dhënë nga BDI nëpër tenderë që të paguajnë qira për hapësirat e zyrave në qendrën tregtare Soravia? A po i shpërlan BDI paratë nga shantazhi?”, theksoi Kovaçki.

Por, kryeministri Kovaçevski në fjalën e tij tha se nuk do të komentoj këto pyetje të parashtruara, duke shtuar se institucionet përgjegjëse duhet të merren me rastin.

“Gjatë transaksioneve të tilla Drejtoria për Inteligjencë Financiare është e obliguar që të kontrollojë qarkullimin e parave për shkak se bëhet fjalë për transaksion që është mbi limitin minimal që nuk kontrollohet, ndërsa bëhet fjalë për transaksion ndërkombëtarë financiar, që do të thotë se Drejtoria për inteligjencë financiare duhet të bëjë gjitha kontrollet. Unë nuk do të komentoj nëse dikush dhe në çfarë moshe posedon pronë dhe kompani”, theksoi Kovaçevski.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Prokuroria

Vazhdon greva në prokurori – grupi i punës do të ketë afat prej 10 ditëve për arritjen e marrëveshjes

mickoski

Mickoski kërkon takim liderësh për zgjedhje

izet mexhiti3

Mexhiti: Përmes internetit lojërave të fatit e futën bixhozin në familjet tona

ASH

ASH: Interpelanca e opozitës teatër komik, procedura për kryeprokurorin e ri tanimë ka fillua

caji-600x360

Keqpërdorën të dhënat e mjekëve për të shitur çaj, një kompani dhe një person nga Maqedonia rrezikojnë të dënohen me gati 7.000 euro

kuvendi parlamenti

Skandali në Onkologji, Kuvendi miratoi propozimin për formimin e Komisionit Anketues

krenar lloga

Ministri i Drejtësisë, Lloga dorëzoi në Qeveri propozim-Ligjin për falje

administrata-600x360-1

Ligjet për të punësuarit në sektorin publik dhe nëpunësit në administratë në procedurë qeveritare, do të miratohen me flamur evropian

sllavica-grkovska

Grkovska: Është rregulluar gjendja e transparencës në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ