Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për “Trilling” në TV24 e ka quajtur “kryeministër” paraardhësin e tij Zoran Zaev, edhe pse ia ka dorëzuar postin në janar të vitit 2022?!
“Kam komunikim me të gjithë ish-kryetarët e LSDM-së, sepse të gjithë janë anëtarë të LSDM-së. Shekerinska është nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropianë, ne jemi shumë krenarë për këtë dhe shpesh komunikojmë me të në fushën e politikës ndërkombëtare. Profesor Buckovski është profesor i lartë i drejtësisë, kështu që ne dimë të bisedojmë me të për atë temë, bisedën e fundit e kemi pasur tre-katër javë më parë. Me kryeministrin Zaev tani ka obligime tjera, nuk ka pasur mosmarrëveshje apo konflikte. Kishte disa artikuj që ai i mohoi. “Të gjitha vendimet në LSDM merren shumë transparente dhe me debat në organe”, tha Kovaçevski.
Pjesa e intervistës në të cilën Kovaçevski i thotë Zaevit se është kryeministër pas orës 31:47 minuta nga fillimi i videos: