Kovaçevski flet për hyrjen e ASH në Qeveri dhe pozicionet e AAA

“Ditëve të fundit ka pasur përparim të mirë në negociatat me Aleancën për Shqiptarët për sa i përket objektivave programore dhe kuadrovike”, theksoi  kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për media në Qeveri kushtuar dialogut strategjik me SHBA-në.

“Bisedimet janë zhvilluar në një frymë vërtet të mirë dhe në një atmosferë të arritjes së marrëveshjes  në mënyrë që shteti të ketë një shumicë në parlament që ka një qëndrim unik në lidhje me integrimin e shtetit në Bashkimin Evropian”, theksoi Kovaçevski.

Ai shtoi se në përgjithësi në bisedimet me Aleancën për Shqiptarët nuk ka pasur asnjë problem sa i përket shpërndarjes së posteve drejtuese në institucione.

“Fjala është për marrjen e përgjegjësisë në kuadër të potencialit kuadro të secilit partner të koalicionit, por edhe në pjesën e marrjes së përgjegjësisë në pjesën e pjesëmarrjes në shumicën qeveritare”, tha Kovaçevski, duke theksuar se qëllimi i bisedimeve është që të bëhet zgjerimi i kapaciteteve evropiane të koalicionit qeveritar.

Lidhur me bashkëpunimin  me Alternativën, Kovaçevski theksoi se kjo parti është një partner i rëndësishëm i Qeverisë, për të cilin siç tha ka një mendim jashtëzakonisht të lartë, si dhe për të gjithë partnerët qeveritarë.

“Gjatë ditës së sotme dhe nesër do të kemi negociata me Alternativën. Shpresoj se do të jetë e mundur të arrihet një rezultat pozitiv nga ato bisedime, në mënyrë që të gjithë të vazhdojmë të ndërtojmë një koalicion që avokon për një Maqedoni evropiane dhe do të sigurojë hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030”, tha Kovaçevski. (INA)