Kovaçevski i bindur se përsëri do të jetë kryeministër

INA
INA

08/12/2023

LSDM do të duhet të analizojë nëse në zgjedhjet parlamentare do të shkojë me lista të përbashkëta me BDI-në edhe pse paraprakisht u paralajmërua se edhe kjo zgjidhje nuk përjashtohet.

Kryeministri Kovaçevski në intervistën e djeshme 360 gradë, tha se tani është shumë e vështirë që të jepet përgjigje nëse ky opsion është i pranueshëm, megjithatë shtoi se i njëjti nuk përjashtohet.

“Ky debat është objekt i analizës, megjithatë duhet bërë analiza të mira në aspekt të studimeve empirike, se çka do të thoshte kjo. E dyta, në lidhje me harmonizimin e programeve, të vlerave, dhe në lidhje me harmonizimin e ofertës së kuadrove në një situatë të tillë. Unë nuk i hedh poshtë opsionet, megjithatë, ato duhet të analizohen”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski për veten e tij konfirmoi se do të jetë bartësi i njësisë së parë zgjedhore dhe u shpreh i bindur se në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, LSDM me koalicionin do të ketë fitore të sigurt dhe se ai përsëri do të jetë kryeministër. Aludoi se pas zgjedhjeve do ta kenë shumicën e nevojshme me të cilën bashkë me partnerët e tjerë të koalicionit do të sigurojnë 80 votat e nevojshme për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Në zgjedhjet parlamentare më 8 maj dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, fitues do të jetë presidenti i propozuar nga LSDM-ja dhe koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja dhe unë përsëri do të jem mandatar. Do të kemi president dhe qeveri me çka Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtare e plotfuqishme e BE-së”, shtoi Kovaçevski.

Njëjtë si Kovaçevski, edhe Mickoski është i bindur në fitore. Në intervistë për Shenja tha se do të fitojnë në zgjedhjet parlamentare dhe në ato presidencialet me dallim të madh votash.

“VMRO-DPMNE me vetëbesim po hyn bashkë me koalicionin dhe se do t’i fitojnë zgjedhjet presidenciale. Ne nuk futemi në defensivë, ne futemi në ofensivë dhe jemi të sigurt në fitoren tonë. Jemi të bindur, në atë fitore tonë dhe unë jam i sigurt se VMRO-DPMNDE bashkë me koalicionin do të shënojë rezultat historik por kjo do të thosha se është pjesa më e lehtë e detyrës. Sqaroi Hristijan Mickoski”, kryetar i VMRO-DPMNE- së.

Kovaçevski tha se presidenti aktual Stevo Pendarovski është profili i kandidatit të ardhshëm të LSDM-së për president, i cili, siç shtoi duhet të angazhohet për integrimin europian të vendit, i plotëson kërkesat e qytetarëve dhe ka vizion për anëtarësimin në BE. Micksoki si profil të kandidatit të ardhshëm nuk e përmendi eurointegrimin, por thotë se ai duhet të jetë njeri me integritet, i cili do të unifikojë, patriot dhe dikush që është më ndryshe nga presidenti aktual Stevo Pendarovski./TV21

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet motra medicinale në Spitalin e Strugës

aksident kollar

Makina bie në lum në rrugën Kërçovë – Strazhë në afërsi të fshatit Kollare (VIDEO)

arben taravari kumanove

Sot në Gostivar konventa e promovimit të kandidatit presidencial, Arben Taravari

gjermani jeta

Janë dyfishuar çmimet e naftës dhe gazit në Gjermani, gjermanët mezi i’a dalin

aksident-kercove-780x439

Aksident i rëndë në Kollar të Kërçovës, raportohet për viktima

IMG_9408

Marrëveshja BDI & ASH-Sela për listat e përbashkëta drejt finalizimit?

arm

A do të kthehet shërbimi ushtarak? Dikur pa ushtri të kryer nuk të jepnin as nuse!

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski shpalli kandidaturën për mandatin e dytë për president

merko ramiz

Akuzë për Merkon i cili bleu “Audi” luksoze 67.000 euro derisa Komuna e Strugës e kishte llogarinë e bllokuar

INFO

NA NDIQ