Kovaçevski: Inkurajojmë kompanitë amerikane të investojnë në Maqedoninë e Veriut

Picture of designer@fetishimedia.ch

02/03/2023

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot u takua me përfaqësues të komunitetit të biznesit amerikan, të cilët janë të interesuar të investojnë në Maqedoninë e Veriut.

Delegacioni i biznesmenëve amerikanë u kryesua nga Eric Meyer, zëvendës shef i misionit në Ambasadën e SHBA-së në Shkup, si dhe përfaqësues të posaçëm nga Departamenti i Shtetit.

Temë e bisedës në takimin e sotëm ishin kushtet për investim në vend, veçanërisht në fushën e energjisë së gjelbër, si dhe përfitimet që vendi ofron për investitorët.

Duke përshëndetur interesimin e kompanive amerikane për investime në këtë vend, kryeministri Kovaçevski inkurajoi afaristët e pranishëm që të shqyrtojnë mundësitë për investime në sektorë të ndryshëm. Ai theksoi se Maqedonia tashmë njihet nga investitorët e tjerë si destinacion stabil dhe i sigurt për investime.

Kryeministri Kovaçevski i informoi të pranishmit se sipas legjislacionit aktual, mbështetja e përgjithshme financiare që mund të paguhet nuk mund të kalojë 50% të shumës së shpenzimeve të arsyetuara investive të realizuara. Ai përmendi lehtësimet për investitorët e huaj, si: kthimin e kostove të investimit, përjashtimin nga pagesa e taksave komunale tek vetëqeverisja lokale dhe tarifat e tokës për leje ndërtimi, si dhe lehtësimet në drejtim të taksave.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Exim Bank, Bezos Energy Innovation Fund, Siemens Energy, nënkryetari i Asociacionit Amerikan të Biznesit të Evropës Qendrore dhe të tjerë.(INA)

https://www.facebook.com/Dimitar.Kovachevski/posts/669283828534369

TË FUNDIT

Mucunski përgënjeshtron opozitën: Fatmir Limanit nuk i është refuzuar viza nga ShBA

Studentët i prijnë popullit për rrëzimin e regjimit, Vuçiqi thotë se “e kuptuan mesazhin”

Egli rikthehet në “BBVA”, këto janë fjalët e saj befasuese

Çfarë po ndodh në Beograd? Goxhaj: Nëse Serbia mbështet Dodik atëherë edhe ne..

Lëndohet një minoren me armë zjarri në zonën e Bit Pazarit

Mbyllet Zëri i Amerikës, “Ditari” për herë të parë nuk transmetohet! Elez Biberaj: Kapitull i trishtuar për historinë e angazhimit të SHBA-së me botën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË