Kovacevski: Kjo është rritje historike e pagave në arsim, i bëj thirrje SASHK-ut që ta pranojë marrëveshjen

Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbrëmë në profilin e tij në facebook apeloi SASHK-un që të pranojë menjëherë, shpejtë dhe në mënyrë të plotë kushtet dhe përgjegjësitë e dakorduara lidhur me rritjen e rrogave.

Qeveria dje arriti marrëveshje me Sindikatën SASHK që rrogat të rriten deri më 15 për qind, duke nisur nga paga e shtatorit.

“Arritëm të arrijmë një marrëveshje të rëndësishme për punonjësit në arsim dhe të rrisim pagat deri në 15%, duke filluar nga paga e shtatorit. Kjo rritje e pagave është më e madhja deri tani dhe së bashku me rritjen prej 21% deri më tani është historikisht mbështetja më e madhe për punonjësit në arsim.Vetëm 5 vite më parë, rritja maksimale e pagave ishte 4%, pa asnjë krizë globale. Tashmë në kushtet e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike, përveç rritjes së madhe në përqindje, të punësuarve në arsim do t’u mundësohet harmonizimi i pagës minimale si dhe përfitimeve tjera përmes marrëveshjeve kolektive”, ka shkruar Kovaçevski, përcjell INA.

Kryeministri sqaroi se në të njëjtën kohë do të përcaktohet një metodologji për rritjen e vazhdueshme të pagave, e cila do të mbrojë standardin e mësuesve dhe do të mundësojë rritje të vazhdueshme të pagave pa pasur nevojë për ndërhyrje shtesë qeveritare, institucionale apo politike. (INA)