Kovaçevski: Koalicioni qeverisës është stabil

INA
INA

7 Gusht, 2023

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski thotë koalicioni i qeverisë është stabil dhe se nuk pret ndryshime në këtë drejtim.

“Koalicioni është stabil dhe nuk presim ndryshime në drejtimin e veprimit të partive pro-evropiane në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Besoj se të gjitha partitë parlamentare, të gjithë deputetët individualisht janë të vetëdijshëm për rëndësinë e momentit historik dhe korrektësi në marrjen e vendimit të duhur që do ta formësojë rrugën tonë evropiane”, tha për AIM kryeministri Kovaçevski.

Kovaçevski thotë se Kuvendi është vendi ku në të kaluarën kemi marrë vendimet kyçe që përcaktuan fatin dhe të ardhmen e vendit, kështu do të jetë edhe tani.

“Deputetët duhet të mendojnë mirë dhe të marrin një vendim historik – nëse do të votojnë për Evropën apo do të votojnë për izolim, nëse do të vendosin për një të ardhme dhe prosperitet më të mirë apo për të mbetur në kurth në të kaluarën”, vlerëson Kovaçevski.

Duke iu referuar proceseve të ardhshme në Kuvend, Kryeministri tha se pret një debat parlamentar të sinqertë.

“Pres një debat parlamentar të sinqertë, cilësor dhe të frytshëm, përmes të cilit do të sqarohen të gjitha argumentet për të arritur së bashku një vendim jopartiak, ashtu siç e meritojmë dhe me të cilin do të tregojmë seriozitetin dhe përgjegjësinë tonë përballë vrull që vështirë se do të përsëritet”, shtoi Kovaçevski.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-22-00-08-01-741-edit_com.facebook.katana

Ndërron jetë Musadik Pajaziti i Grupit të Kumanovës

Screenshot_2023-09-21-23-35-55-588-edit_com.facebook.katana

Ringjallet “Ilirida”

higjiena komunale shkup protest

Këshilltarët e ASH-së rrëzojnë vendimin e Maznevës, rikthejnë në punë punëtorët e NPK “Higjiena Komunale” Shkup

IMG_5173

Kasami takim me Lazim Destanin, çka u dakorduan?

policia-1-1-1392x766

Dramë në Shkup: Përleshen fizikisht dy kinezë

harta-komunat-shqiptare-maqedoni

“Struga dhe Çairi më së paku premtime të mbajtura”/14 komuna shqiptare “nën thjerrën” e IDEA-s

IMG_5172

Fronti Evropian? – Hoxha: Nuk duhet hedhur si ide, jemi të hapur të bisedojmë!

IMG_5169

Taravari: Aleanca ka besueshmëri stabile në elektorat

IMG_5171

Spitali i Kumanovës me drejtore të re

INFO

NA NDIQ