Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka konfirmuar informacionin se do të ketë riorganizim në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me çka ka bërë të ditur se do të ulet numri i këshilltarëve, transmeton TV21.
Thotë se edhe ata pak këshilltarë, të cilët ende nuk janë përvaktuar në numër, janë profesionist në fushën e tyre dhe me përvojë 20-vjeçare dhe më shumë.
“Ata këshilltarë do të kryejnë punë në fushën e tyre. Ata janë me 20+ përvojë akademike dhe profesionale. Janë planifikuar, por nuk mund t’i publikoj sepse ende nuk janë zyrtarizuar”, tha Kovaçevski.