Kovaçevski: Kur do të ketë dokument të pranueshëm për të dyja palët, do të ndahet me opinionin

Picture of designer@fetishimedia.ch

21/03/2022

Bashkëpunimi me Bullgarinë është avancuar, veçanërisht pas ardhjes së dy qeverive të reja dhe vendosjes së mënyrës së re të komunikimit. Kur do të ketë dokument të pranueshëm për të dyja palët, do të ndahet me institucionet dhe opinionin, ka thënë sot kryeministri Dimitar Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës në kompaninë “Vitaminka” në Prilep.

Çdoherë, tha Kovaçevski, ekzistojnë individë të cilët duan që ato marrëdhënie t’i bëjnë më të këqija, por qeveria jonë dhe ajo bullgare janë kundër kësaj dhe mendojnë se duhet të bashkëpunohet në të gjitha fushat dhe në çdo sferë.

“Me Bullgarinë kemi hapur një proces të ri të bisedimeve, mënyrë e re e komunikimit i cili duhet ta rritë besimin jo vetëm midis ministrave, por edhe midis shoqërive në tërësi. Janë formuar grupe të punës të cilët tani më tregojnë rezultate, janë mbajtur edhe konferenca shkencore midis universiteteve, odat ekonomike mblidhen, ndërsa janë rritur edhe kuotat transportuese. Bashkëpunimi është konfirmuar lidhur me periudhën paraprake. Marrëdhëniet janë avancuar, niveli zyrtar i komunikimit është avancuar dhe është në nivel të vlerave evropiane. Çdoherë ekzistojnë individë të cilët duan ato marrëdhënie t’i bëjnë më të këqija, por ne dhe qeveria bullgare jemi kundër kësaj. Duhet të bashkëpunojmë në të gjitha fushat”, theksoi kryeministri dhe përkujtoi se Bullgaria ka ndihmuar gjatë evakuimit të shtetasve tanë nga Ukraina.

Sipas Kovaçevskit, pikërisht agresioni rus ndaj Ukrainës tregoi se Evropa duhet të jetë e bashkuar dhe e fuqishme dhe kjo duhet së pari të bëhet midis vendeve fqinje.

TË FUNDIT

Albin Kurti komenton rezultatin e zgjedhjeve

Basha: Buzhala e Petrit Selimi e dirigjojnë komplet opozitën

Qoku: Të korruptuarit e të pandershmit sa lehtë i bashkon ligësia

Haradinaj: Rezultatet akoma s’po dihen, institucionet e drejtësisë të veprojnë

Sherifi nga Nisma: Ja kush do të doja të jetë kryeministër i ri dhe…

Qeveria kufizon marzhet në tregtinë me pakicë dhe me shumicë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË