Kovaçevski-Kurti: Maqedonia e Veriut ka mirëpritur propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Picture of designer@fetishimedia.ch

01/03/2023

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski sot në margjinat e Forumit Ekonomik që mbahet në Shkup, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në takim, siç njoftojnë nga shtypi i Qeverisë, u diskutuan disa tema, duke përfshirë ecurinë e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe hapat e ardhshëm për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

“Kryeministri Kovaçevski i përcolli homologut të tij nga Kosova, Kurtit, se Republika e Maqedonisë së Veriut mbështet aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe është e gatshme të kontribuojë në këtë drejtim, si dhe se mbështet aktivisht pjesëmarrjen e Kosovës në formate të ndryshme të bashkëpunimit rajonal. Kryeministri po ashtu përshëndeti marrëveshjen e arritur për pranimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili do të garantojë paqen, stabilitetin, sigurinë dhe përparimin, jo vetëm për dy vendet, por edhe për tërë rajonin”, thuhet në njoftim.

Kovaçevski shtoi se çështjet e hapura duhet të zgjidhen me dialog dhe theksoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut që në cilësinë e kryesuesit me OSBE-në të ndihmojë procesin, veçanërisht në fazën e zbatimit të pjesëve të caktuara të marrëveshjes eventuale.

TË FUNDIT

“Furia e Ngushticës së Hormuzit: Kriza që Rrezikon Bujqësinë, Energjinë dhe Portofolin Tuaj!”

“3% Rritje Ekonomike në 2025 – Banka Popullore Premton Stabilitet dhe Begati!”

VLEN: Mbështesim partnerët tanë strategjik, jemi kundër armëve bërthamore!

Asnjë përmbarues pa licencë në RMV, një i vetëm gjobitet

Për 22 vite heshtje ligjore, tani ligj për barazi të vërtetë” – Ibrahimi përgjigjet kritikëve

ASH: Propozim-ligji i ri, fasadë që kërcënon barazinë etnike në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË