Kovaçevski, Mariçiq dhe Shekerinska në panelin “Zgjerimi gjeopolitik i BE-së: Mundësi të reja, rreziqe të vjetra?”

INA
INA

18/12/2023

Në organizim të Fondacionit Fridrih Ebert – zyra Shkup dhe PolitikUm – Institutit për politika të qëndrueshme dhe inovative, sot në Shkup, në Hamamin e Daut Pashës do të mbahet ngjarje në kuadër të projektit “Proces i reviduar i zgjerimit të Bashkimit Evropian: kontekst i ri gjeopolitik, mundësi të reja, rreziqe të njejta”.

Ngjarja do të fillojë me paraqitje të kryetares së Institutit PolitikUm dhe nënkryetare e Partisë së socialistëve evropianë (PSE), Radmilla Shekerinska dhe drejtorit të Fondacionit Fridrih Ebert në Maqedoni të Veriut, Peter Hurelbrink.

Në panelin me titull “Zgjerimi gjeopolitik i BE-së: Mundësi të reja, rreziqe të vjetra?” do të flasin kryetari i Qeverisë së RMV-së, Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, kryetari i Delegacionit të Komitetit të përzier parlamentar BE-Republika e Maqedonisë së Veriut, Andreas Shider dhe kryetari i “ELIAMEP”, profesor në Universitetin e Athinës, Llukas Cukalis. Moderatore e panelit do të jetë profesoresha nga Fakultetit juridik “Justiniani i Parë”, Renata Deskoska.

“Qëllimi i ngjarjes është të fokusohen disa çështje të caktuara, lidhur me ngjarjet e fundit dhe qëndrimet e liderëve dhe ekspertëve në drejtim të zgjerimit të BE-së, si dhe konkludimet nga puna e grupit të ekspertëve që gjatë vitit 2023 i përmblodhi qëndrimet e zërave progresiv, ekspertëve, kreatorëve të mendimeve dhe gazetarëve”, ceket në kumtesën e organizuesve të ngjarjes.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

abazoviq dritan

Abazoviq: Tash shqiptarët në Mal të Zi nuk e ngrisin më flamurin edhe pse kanë të drejtë

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

arber ademi

Ademi: Brenda javës i unifikojmë pagat e profesorëve

Abdush demiri

KSHZ kompleton përbërjen e saj, Abdush Demiri bëhet anëtari i shtatë i saj

INFO

NA NDIQ