Kovaçevski mbërriti në Sofje, historia në plan të dytë, ekonomia në fokus

Iliria News Agency
Iliria News Agency

24/01/2022

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili kryeson delegacionin qeveritar për vizitë zyrtare në Bullgari, sot pasdite është pritur me nderimet më të larta shtetërore në sheshin Aleksandër Nevski në Sofje.

Kovaçevski dhe delegacioni qeveritar u pritën zyrtarisht nga kryeministri bullgar Kiril Petkov. Dy kryeministrat vendosën kurora lulesh para Monumentit të Ushtarit të Panjohur, njofton MIA nga Sofja.

Për nesër paradite është caktuar seanca e përbashkët e qeverive të dy vendeve, e cila do të mbahet në rezidencën “Bojana”. Në seancë do të kenë fjalë të dy kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov, pas së cilës do të fillojnë bisedimet, pas grupeve punuese të formuara më parë nga Shkupi dhe Sofja, me të cilët duhet të intensifikohet bashkëpunimi në periudhën e ardhshme.

Për nesër është paraparë nënshkrimi i disa dokumenteve dypalëshe, duke përfshirë edhe Memorandumin e Mirëkuptimit për zhvillimin e lidhjes hekurudhore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë “Shkup-Sofje”, ndërsa pas seancës ndërqeveritare, Kovaçevski dhe Petkov do të mbaje nje konference per shtyp.

Në delegacionin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut janë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike dhe koordinim të resurseve ekonomike, Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Grkovska, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, Ministri i Financave Fatmir Besimi dhe Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Në delegacion janë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bocvarski, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës Admirim Aliti.

Sesioni i përbashkët pason vizitën zyrtare të javës së kaluar të kryeministrit bullgar Petkov në Shkup. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria në periudhën e ardhshme, dhe në kuadër të dinamikës së re të bashkëpunimit, të paralajmëruar nga dy kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov, duhet që përmes takimeve të grupeve punuese të afrojnë qëndrimet në disa fusha, të fokusohen në atë që është praktikisht e realizueshme për momentin, duke hapur kështu rrugën për gjetjen e zgjidhjeve për çështje më të vështira dhe përfundimisht tejkalimin e mosmarrëveshjes dhe zhbllokimin e fillimit të konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Të dy qeveritë kanë ngritur katër grupe pune – për ekonominë, tregtinë dhe inovacionin, për infrastrukturën, transportin dhe komunikimet, për integrimin evropian dhe politikat e gjelbra dhe për kulturën, shkencën dhe arsimin.

Kryeministrat shpallën pesë grupe pune, i pesti është ai historik, por të dy qeveritë nuk formuan grup të veçantë pune dhe sipas asaj që thanë Kovaçevski dhe Petkov në konferencën për shtyp në Shkup, kjo zonë përfshinë grupin e përbashkët maqedonas-bullgar. Komisioni për Çështje Historike dhe Arsimore, por nuk specifikoi nëse do të vazhdojë të punojë në formatin aktual.(MIA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Moti_26-780x470-1

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale

Hristijan Mickoski

VMRO-DPMNE i zyrtarizoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare

izet mexhiti

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

ali ahmeti kurto dudush

Dudush: Ali Ahmeti është babai i kombit, duhet të respektohet nga të gjithë

Ali Ahmeti fronti

Mësohet lista e kandidatëve për deputetë e Frontit Europian

tetov

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës (FOTO)

vlen saraj

VLEN hapin shtabin zgjedhor në komunën e Sarajit

menduh thaci

Menduh Thaçi morri pjesë në iftar në Gostivar (FOTO)

stojance-angellov-701x430

Angellov: Do të kthehesha në LSDM nëse më japin rrogë 5.000 euro

INFO

NA NDIQ