Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçeski theksoi se me BDI-në kanë komunikim normal.
Siç theksoi ai, ende po vazhdojnë bisedimet nëse do të dalin me lista të përbashkëta dhe vendimi do të varet nga analizat që po bëhen si dhe nga vendimet e organeve të të gjitha palëve.
Kovaçevski sot gjatë vizitës së tij në çerdhen “Prolet”, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, informoi se së fundi ka mbajtur një takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ku kanë biseduar për performancën në zgjedhje.
Kemi komunikim normal me BDI-në. Me Ahmetin kemi pasur një takim para disa kohësh ku kemi diskutuar për performancën në zgjedhje. Sigurisht që jemi në koalicion. Sigurisht, së bashku morëm shumë vendime të rëndësishme për vendin. Ne kemi iniciuar proceset e integrimeve euroatlantike, të cilat janë prioriteti kryesor i qytetarëve, sepse ato ofrojnë një të ardhme më të mirë, një standard më të mirë jetese, një ekonomi më të mirë, sundim të demokracisë, një shtet më të mirë të së drejtës. Mendoj se ato bisedime do të vazhdojnë sepse nuk janë finalizuar se kush si do të paraqitet në zgjedhje, shtoi Kovaçevski.
Ai shtoi se performanca e partive në zgjedhje, nëse do të jenë në lista të përbashkëta apo jo, më së shumti varet nga analizat e bëra nga hulumtimet empirike, të cilat janë të drejta dhe vendime të organeve të të gjitha partive