Kryeministri Dimitar Kovaçevski kumtoi se sot do të ketë takim me ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Arsimit dhe Shkencës që të shqyrtohen masa shtesë për përballjen me paraqitjet e rrejshme për bomba të vendosura në shkolla dhe tha se ende nuk e kemi humbur këtë luftë kibernetike.
“Ne si sistem nuk e kemi humbur këtë luftë kibernetike dhe nuk do ta humbim. Kjo luftë kibernetike dhe këto sulme hibride janë pjesë e luftës që po zhvillohet në Ukrainë dhe këtë tashmë të gjithë e kanë të qartë, sepse nuk ndodhë vetëm tek ne, por edhe tek shumë shtete anëtare të NATO-s. Ministri i Punëve të brendshme dje ndau disa informata për ndryshim të disa protokolleve të caktuara që i zbaton MPB-ja. Sot do të kemi takim me kryesitë e ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ku do të bisedojmë lidhur me sjelljen e masave shtesë dhe për neutralizim të plotë të këtij problemi me të cilin po përballet Maqedonia e Veriut, por edhe shtete të tjera, me qëllim që të mundësojmë mësim të rregullt dhe të papengueshëm për nxënësit”, deklaroi Kovaçevski pas vizitës në kopshtin në ndërtim, në lagjen “Prolet”, komuna Qendër.
Премиерот Димитар Ковачевски соопшти дека денеска ќе има средба со министрите за внатрешни работи и за образование и наука за да се разгледаат дополнителни мерки за справување со лажните доја
Qëllimi i vetëm i këtyre sulmeve hibride, siç tha, është futja e trazirave në një vend anëtar të NATO-s dhe shtoi se obligim i MPB-së është ta garantojë dhe t’i sigurojë qytetarët.
“Në pajtim me procedurat, rregullat dhe protokollet për luftë kundër terrorizmit, sepse bëhet fjalë për bomba, ata duhet të zbatojnë procedura të caktuara sipas ligjit, si edhe në të gjitha shtetet e tjera. Që të parandalohet largimi nga shkollat, MPB dhe MASH çdo ditë punojnë me qëllim që të gjendet mënyrë se si të zbatohen procedurat të cilat do të ofrojnë siguri se bëhet fjalë për paraqitje të rrejshme për bombë, ndërsa fëmijët të mund të vijojnë mësimin. Edhe unë jam prind dhe përballem të të njejtat probleme lidhur me shkollimin e fëmijëve. Nuk është diçka që nuk e di se ç’po ndodhë, megjithatë duhet të besoni se edhe MPB edhe MASH-i punojnë në zgjidhje të këtij problemi”, tha kryeministri.
Lidhur me librat shkollorë, u përjgigj se ka pasur vonesë, por janë dërguar, ndërsa janë tërhequr librat e shkruar dhe recenzuar në mënyrë jocilësore.
“MASH-i menjëherë iu qas tërheqjes së atyre librave, korrigjimit të tyre, ndërkaq që të korrigjohet një libër shkollor sërish duhet të kalohet procedura – autori të bëjë ndryshimin, recenzimin, komisioni… Ai proces është në rrjedhë dhe konsideroj se viti i ardhshëm shkollor do të jetë në rendin më të mirë. U bëj thirrje të gjithë profesorëve, qytetarëve akademik, të cilët janë pjesë e shkruajtjes së librave, të paraqiten në numër sa më të madh për të shkruar libra për arsimin fillor dhe të mesër, sepse edhe numri dhe cilësia e shkruesve të librave, ekspertëve, gjithashtu e përmirëson dhe përshpejton procesin e shkruajtjes, miratimit dhe editimit të librave”, shtoi Kovaçevski.