“Korridori 8 dhe 10D është projekti më i madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë, jo vetëm që nga pavarësia e tij, por edhe gjatë kohës kur ishim Republika Socialiste e Maqedonisë, pjesë e ish-Jugosllavisë”, deklaroi kryeministri Dimitar Koveçavski në një intervistë për televizionin Sitel.
Sipas tij, për këtë qëllim, në vitin 2021, me propozim të deputetëve, Kuvendi miratoi një ligj të posaçëm për kontraktorët dhe projektuesit dhe u zgjodhën “Bechtel dhe Enka” si një nga kompanitë më të njohura.
Kryeministri thotë është një investim prej 1.3 miliardë euro, nga të cilat 51 për qind do të parave do të mbeten në vend për kompanitë vendore të ndërtimit dhe për kompanitë që ofrojnë logjistikë për kompanitë e ndërtimit. (INA)