Kovaçevski–Mecola: Mbështetja e PE-së është e rëndësishme për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor

Iliria News Agency
Iliria News Agency

4 Shkurt, 2022

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot realizoi takim me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, ku morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Nga Qendra për shtyp e Qeverisë thonë se Kovaçevski ia uroi postit e kryetares së Parlamentit Evropian (PE) Roberta Mecolës.

Kovaçevski si veçanërisht të rëndësishëm e vuri në dukje bashkëpunimin e frytshëm të Maqedonisë së Veriut me Parlamentin Evropian në kuadër të Dialogut Zhan Mone, përmes diskutimeve të Komitetit të Përzier Parlamentar, si dhe punën e përkushtuar të deputetëve të PE-së për avancimin e vendit në realizimin e standardeve në procesin e anëtarësimit në BE, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

“Gjatë bisedimeve në Parlamentin Evropian, Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Kovaçevski e informoi kryetarin e PE-së Mecola për gatishmërinë e fuqishme të qeverive në Shkup dhe Sofje për të dyfishuar përpjekjet e tyre për përmirësimin e marrëdhënieve me synime të qarta për përshpejtimin e procesit të mbajtjes së Konferenca e parë Ndërqeveritare me BE-në”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Sipas Qendrës për shtyp të Qeverisë, në takim u theksua progresi në reformat në gjyqësor dhe në sundimin e ligjit të njohur në raportin e fundit të Komisionit Evropian dhe u theksua se Maqedonia e Veriut vazhdon me përkushtim të fuqishëm politik të zbatojë rekomandimet pozitive të Parlamentit Evropian për implementimin e reformave, për të përfunduar projektin strategjik të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vjosa

Osmani: S’kam plan të takohem me Vuçiqin, Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë

zelenski-macron-makron

Macron thotë se lufta në Ukrainë është në një “moment të rëndësishëm”

gjobaa

183 gjoba në Shkup, 55 për tejkalim të shpejtësisë

shkupi

Turqia dhe Maqedonia, shpenzime më të ulëta për jetesë në Evropë

bit-pazar

Sot ndërpritet masa e Qeverisë për ngrirje të çmimeve

rron gjinovci

VIDEO/Gjinovci: Mendësia feudale jo vetëm në Kosovë, paramendoni Ali Ahmeti selinë e ka në një katund në Tetovë

mesiq stipe mesic

Mesiq: Nëse dikush mendon se Kosova mund të kthehet me luftë, ai është një i humbur

policia kosoves

Thirrja e dyshimtë për marshim drejt veriut, Policia – qytetarëve: Mos bini pre

vucic

Momenti kur gazetarja e CNN i drejtohet herë Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran?

INFO

NA NDIQ