Kryeministri Dimitar Kovaçevski sonte përmes një postimi në Facebook ka mirëpritur zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, të cilin e ka quajtur mik të madh të qytetarëve të Maqedonisë.
Kryeministri Kovaçevski shprehu pritshmërinë e tij për një takim produktiv me përfaqësuesin amerikan. Takimi është caktuar për nesër në mëngjes, pas së cilës të dy do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
“Përkrahja e SHBA-ve në të gjitha momentet kyçe për vendin tonë është e rëndësishme. Partneriteti strategjik me SHBA-në bazohet në besimin reciprok. Dhe ne vazhdojmë ta zhvillojmë atë përmes mirëkuptimit të ndërsjellë, për të gjitha çështjet e rëndësishme me interes të përbashkët dhe strategjik. Pres një takim produktiv nesër”, shkroi Kovaçevski në facebook.(INA)