Kovaçevski: Ne jemi NATO, trasojmë rrugën drejt BE-së

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27 Mars, 2023

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mbajti fjalim në ngjarjen me rastin e 3-vjetorit të pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Bëhet fjalë për mëngjes tradicional të NATO-s me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, si fillim i Ditëve të NATO-s në Maqedoninë e Veriut, që u mbajt në Klubin e Deputetëve në Shkup, ndërsa si mysafire speciale ishte edhe ambasadorja e Ukrainës.

Dhe si Kryeministër i shtetit, që e plotësoi qëllimin strategjik 30 vjeçar dhe tani për 3 vite është anëtare e NATO-s, mund të them se është e pazëvendësueshme ndjenja të jemi vetëm. Të jemi në familje të popujve dhe shteteve demokratike që funksionojnë sipas parimit “një për të gjithë dhe të gjithë për një”. Në kushte kur bota, në shekullin 21 u ballafaqua me agresion tërësisht të palejueshëm të Federatës Ruse kundër një shteti sovran dhe të pavarur – Ukrainës – në qendër të vëmendjes është NATO. Pranimi në NATO është dalje nga pasiguria dhe hyrje në siguri. Republika e Maqedonisë së Veriut e di mirë se çfarë do të thotë të jetosh në një shqetësim të tillë – të jesh në një mjedis ushtarak, ndërsa digjej në vendet përreth në kohën e ish-Jugosllavisë – të kërkosh një mënyrë për të ruajtur paqen e brendshme. Dhe u ballafaquam, me atë që të gjithë së bashku, maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vlleh, romë, boshnjakë dhe të tjerë, qëndruam pas përcaktimit të mbrojmë paqen“, deklaroi Kovaçevski.

Sipas tij, në kontekstin aktual gjeopolitik dhe duke marrë parasysh stabilitetin rajonal, i cili sot është në nivelin më të lartë se kurdo, por me sfidat si vetë Evropa – është mirë që Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e NATO-s.

“Dhe ne jemi shtet i cili bën depërtim në integrimet evropiane, me hapin e ri që është mirë dhe pritet të ndodh. Me anëtarësimin në NATO dhe fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, me konceptin për shoqëri të barabartë në vend, me të guximshmit, por edhe vendimet shtetërore me të cilat i mbrojtëm standardet e identitetit kombëtar, me politika funksionale të dialogut dhe mirëkuptimit, Republika e Maqedonisë së Veriut është sot një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.

Sipas tij, çfarë do të thotë anëtarësimi në NATO për qytetarët dhe për Maqedoninë e Veriut ekonomikisht, mjafton të theksohen të dhënat se investimet e huaja të drejtpërdrejta vitin e kaluar arritën në 753.8 milionë euro, ose dy herë më shumë në krahasim me vitin 2016.

“Anëtarësimi në NATO u tregua si vendim i vërtetë në moment të vërtetë. Siguruam sigurinë dhe perspektivat si hap ti suksesshëm, strategjik dhe patriotik në kohë të vërtetë dhe në kohën e sotme është konfirmimi më i mirë për këtë. Jemi në të njëjtën barkë dhe duhet të veprojmë në solidaritet dhe unitet në mbrojtjen dhe promovimin e paqes dhe prosperitetit në botë.Ne jemi NATO!”, deklaroi Kovaçevski. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

escobar

Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

kasami

Kasami: Nuk isha i ftuar në 21 vjetorin e BDI-së! Ali Ahmeti të largohet nga politika (VIDEO)

fitor jakupi

Fitor Jakupi shpall kandidaturën për degën e BDI në Kumanovë

lajcak escobar kurti

Përfundon takimi, Escobar dhe Lajçak 3 kushte për Kurtin

dash-1

Tentuan ta destabilizojnë Ballkanin, SHBA-ja sanksionon shtatë rusë

Pence Mike Pence

Pence kandidon për zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA

kasami

Kasami: ASH degjeneroi, po përgatitë anëtarësinë për koaliconin me BDI-në

alternativa

AlternAtivA: Shqiptimi i dënimeve për djegien në spitalin modular në Tetovë është djegie e dytë

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Mediat partnerë në ndërtimin e një shoqërie evropiane, të lirë dhe demokratike

INFO

NA NDIQ