Kovaçevski nga Vilniusi: Ndryshimet kushtetuese deri në fund të muajit në procedurë parlamentare

ina-online
ina-online

12 Korrik, 2023

“Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor janë ende një çështje e rëndësishme strategjike për NATO-n. Aleanca jo vetëm që ofron mbështetje për rajonin përmes mekanizmave të sigurisë, por gjithashtu mbështet reformat që këto vende duhet të bëjnë. Kjo do të thotë se NATO është në të njëjtën linjë me BE-në”, theksoi kryeministri Kovaçevski në konferencën e fundit për shtyp të NATO-s në Vilnius.

Ai tha gjithashtu se partnerët strategjikë presin që ne të miratojmë shpejt ndryshimet kushtetuese. Megjithatë, në vend të javës së ardhshme, siç ishte paralajmëruar fillimisht, ndryshimet kushtetuese do të hyjnë në Kuvend nga fundi i këtij muaji.

Kryeqyteti i Lituanisë, i cili ndodhet pikërisht në kufirin me Bjellorusinë, priti samitin më të madh historik të NATO-s për dy ditë. Në këtë samit, Aleanca do të pasurohet me një tjetër aleat të ri. Suedia bëhet shteti i 32-të anëtar pasi presidenti turk Erdogan hoqi veton.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

adnan-neziri

Neziri: VMRO-ja ka mbështetur ligjin për Amnisti në takimin me ministrin Lloga

rama kurti

‘KFOR të marrë nën kontroll veriun’/ Kurti i përgjigjet Ramës

kovacevski talat xhaferi kuvend

Kovaçevski: Nuk do të ketë amnisti për të dënuarit e rastit “Monstra”

burgu-idrizove

Ligji për amnisti në Maqedoni, pritet lirimi i 286 të burgosurëve

IMG_5599

Gjuhë e urrejtjes nëpër media gjatë informimit për ndryshimet kushtetuese

krenar lloga

Nuk pajtohet me ndryshimet e Kodit Penal/ Lloga tregon përse nuk i nënshkroi ndryshimet ligjore

Krenar lloga

Lloga për Ligjin për amnisti: Pres mbështetje dhe përveç albumit me fotografi nga vizita ime, do të blej edhe pasqyrë, për secilin deputet që të shikohet në pasqyrë para se të votojë për këtë ligj

bekim sali

Bekim Sali shpalos dokumentin ku shihet se deputetët e Alternativës nuk kanë votuar për propozimin për ndryshimet në Kodin Penal!

IMG_5594

Pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?

INFO

NA NDIQ