Kovaçevski: Nuk do të kërkoj shkarkimin e ministrit Spasovski

Picture of INA
INA

26/10/2023

Nuk do të kërkoj shkarkimin e ministrit Spasovski për shkak të performancave të MPB-së dhe nivelit të lartë profesional të ministrisë dhe ministrit, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën parlamentare për pyetje deputetësh duke iu përgjigjur deputetit të VMRO-DPMNE-së Dragan Kovaçki – nëse do ta shkarkojë ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Siç tha, dëshmi për performancat dhe punën profesionale të MPB-së janë përballja me krimin, parandalimi i migrimit ilegal, investimet në objekte dhe pajisje në MPB, pajisjen e pjesëtarëve të ministrisë, trajnime, rritjen e të ardhurave të pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Ata janë në nivelin më të lartë. Të gjitha shifrat që janë publikisht të kapshme sa i përket identifikimit të krimeve në vend të të gjitha llojeve, të cilat janë në nivel shumë më të lartë se sa në vitet e mëparshme, si dhe sa i përket trajtimit të llojeve të ndryshme të krimeve, të cilat janë gjithashtu në një nivel shumë më të lartë nga e kaluara, janë dëshmi se bëhet fjalë për – ministër edhe ekipin e tij të cilët punojnë në nivelin më të lartë profesional”, tha Kovaçevski.

Pas përgjigjes në pyetjen e tij, deputeti Kovaçki tha se kryeministri “vazhdon të mbrojë krimin e institucionalizuar nën mbrojtjen e Oliver Spasovskit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme” dhe se të shtënat janë bërë përditshmëri duke përmendur të shtënat e fundit në QT “Ist Gejt”. Ai tha se në vend sundon “parimi i mosndëshkimit dhe secili mund të shëtitet me armë”, se MPB ka humbur kapacitetin për t’u përballur me krimin dhe policia nuk ka autoritet sepse, siç tha ai, “kriminelët kanë autoritet mbi ministrin e Punëve të Brendshme dhe punësohen kuadër me të kaluar kriminale”.

“Pothuajse 20 vrasje vetëm në territorin e Shkupit nuk janë zbardhur nga MPB-ja gjatë mandatit të Spasovskit i cili më 11 nëntor do të mbush tetë vjet si ministër i Punëve të Brendshme. Sërish për të disatën herë policia nuk ka vepruar në mënyrë parandaluese dhe nuk ka reaguar fare ndaj vrasjes së paralajmëruar në rrjetet sociale…”, tha Kovaçki.

TË FUNDIT
2 orë
Skandali në Klinikën e Onkologjisë në RMV, Prokuroria akoma nuk ka mbaruar hetimet
2 orë
MPB: Dy helikopterët e policisë të përdorur për shuarjen e zjarreve janë jashtë funksionit
2 orë
Kasami vizitë në Turqi, takoi kryetarin e Federatës Ballkanase dhe Rumelisë
3 orë
Sulmohet fizikisht një person në Shkup
4 orë
Fundjava e zgjatur zbrazi Shkupin, lëvizje më e theksuar në Çarshinë e Vjetër

ME TE LEXUARA

13 orë
Politikania serbe: Vuçiqi nuk heq dorë lehtë nga strukturat mafioze si Radoiçiqi e Veselinoviqi
2 ditë
Projekt i ri për PS, çfarë zhvillimesh priten të ndodhin në Asamble!
5 orë
Hulumtim i Misionit të OSBE-së në Shkup: Përkatësia etnike është baza e parë e diskriminimit te të rinjtë
1 ditë
Georgevski: Po kthehemi në prehrin e Serbisë, prej nga u shkëputëm me shumë mund!
11 orë
Taravari: Zyrtarët e BDI-së janë në hall të madh për krimet e bëra, prandaj merren me mashtrime
2 ditë
Të gjitha pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë të hapura, krejt çka ndodhi sot
4 orë
Hidrometeorologët paralajmërojnë mot të paqëndrueshëm me reshje të shiut dhe stuhi
1 ditë
Kunguj gjigandë në Cërvicë të Kërçovës! Axha Zenel i gatshëm ta dhurojë farën, tregon se si i kultivoi

LEXO MË SHUMË

Onkologija Onkologjia shkup

Skandali në Klinikën e Onkologjisë në RMV, Prokuroria akoma nuk ka mbaruar hetimet

zjarre helikopter shuarja

MPB: Dy helikopterët e policisë të përdorur për shuarjen e zjarreve janë jashtë funksionit

IMG_0600

Kasami vizitë në Turqi, takoi kryetarin e Federatës Ballkanase dhe Rumelisë

policia mvr

Sulmohet fizikisht një person në Shkup

Carshia_turist-780x470

Fundjava e zgjatur zbrazi Shkupin, lëvizje më e theksuar në Çarshinë e Vjetër

rrufeja-vetetima

Hidrometeorologët paralajmërojnë mot të paqëndrueshëm me reshje të shiut dhe stuhi

Screenshot_1236

Hulumtim i Misionit të OSBE-së në Shkup: Përkatësia etnike është baza e parë e diskriminimit te të rinjtë

femijet cashke

Detyrohen të mësojnë në Mekteb të Xhamisë! Fëmijët shqiptarë në Çashkë ende pa shkollë në gjuhën shqipe

venko filipce

VMRO: Komisioni për Antikorrupsion të hap rast për banesat e Venko Filipçes

INFO

NA NDIQ