Kovaçevski: Nuk iki nga politika edhe nëse LSDM humb zgjedhjet

ina-online
ina-online

15/03/2024

“Emrat e bartësve të listave për deputetë dhe kandidatëve për deputetë do të dihen në fund të marsit kur do të mbahet seanca e kongresit të LSDM-së”, njoftoi sot lideri i partisë Dimitar Kovaçevski. Kongresi, siç tha ai, do të mbahet në fillim të javës së fundit të marsit.

Ai tha se bartës të listave parlamentare të LSDM-së do të jenë kuadro partiake me përvojë që kanë mbajtur pozita të larta në parti dhe në shtet në të kaluarën.

Lidhur me komentin e ministrit të BDI-së, Kreshnik Bekteshit se kush i humb zgjedhjet duhet të tërhiqet nga politika, para së gjithash për partitë opozitare shqiptare, Kovaçevski tha se është njësoj si kur një ekip futbolli humbet një ndeshje, kështu që të gjithë ata futbollistë të mos luajnë futboll.

“Në LSDM jam që nga viti 1994 dhe që atëherë LSDM ka fituar zgjedhjet dhe ka pasur rezultate më pak të suksesshme. Nëse një ekip futbolli humbet një ndeshje, atëherë të gjithë ata futbollistë dhe trajnerë nuk duhet të luajnë më kurrë futboll. Politikanët merren me politikë, ofrojnë zgjidhje, qytetarët vlerësojnë se çfarë është në interesin e tyre, përkrahin njërën apo tjetrën parti politike, shpesh edhe kandidatë të pavarur”, u përgjigj Kovaçevski.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bujar osmani

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Osmani: Dje paralajmërova, t’i themi stop fushatës së zezë dhe luftës hibride

IMG_1055

Mexhiti në Kumanovë: Na duhen njerëz që punojnë, e jo që flasin dhe zhvasin

IMG_1054

Taravari: Fitorja jonë vjen për shkak të bashkimit, nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimit

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

INFO

NA NDIQ