Kovaçevski: Nuk ka krizë me derivatet tregtarët nuk duhet të kufizojnë sasinë e shitjeve

Iliria News Agency
Iliria News Agency

04/03/2022

Kryeministri Dimitar Kovaçevski për Sllobodna TV u shpreh se në Maqedoninë e Veriut nuk ka krizë me derivatet, benzinën, naftën dhe me derivatet e tjera sepse kemi furnizim të pandërprerë me derivatet e naftës që kryesisht zhvillohet përmes Greqisë.

“Lidhur me atë që ndodhi dje, dua tu bëj thirrje qytetarëve që të mos i nënshtrohen asnjë spekulimi, të mos bëjnë panik duke pasur parsysh se në vend ka sasi të mjaftueshme të naftës dhe derivateve të naftës. Ju bëj thirrje tregtarëve të derivateve të naftës që të mos kufizojnë sasitë që shesin në pompat e benzinës. Një pjesë e tyre e kanë bërë dje për të kursyer sasitë e tyre që kanë blerë për arsye spekulative. Kjo është një përfitim klasik ushtarak”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Kovaçevski potencoi se nuk ka nevojë për panik sepse është gjëja më e keqe që mund të ndodhë në kushte të luftës e cila po ndodh në Ukrainë dhe përsëriti se kemi mjaft derivate të naftës dhe nuk ka ndërprerje në furnizimin me naftë dhe derivatet të naftës.

Kryeministri theksoi se Inspektoriati i Tregut dhe Drejtoria e për të Ardhura Publike janë në terren për të parë gjendjen faktike dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1335

Edhe Erdogani a po implikohet në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut?!

bilall kasami

Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë Euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi

afrim gashi

Gashi nga Cyrihu: Jemi të interesuar ta ndryshojmë jetën e shqiptarit në Maqedoni

thaci trebosh

PDSH mbajti tubim në Trebosh

femijet mergimtare greqi diaspora

Diaspora dhe të pavendosurit vendimtarë për fituesin e zgjedhjeve

bilall kasami

Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi

izet mexhiti

Mexhiti: Një parti e dalur nga lufta që përfundon me komunitetet e vogla, është hap i parë drejt shkrirjes në VMRO ose LSDM

taravari arben

Taravari nga Cyrihu: Këto janë zgjedhje historike, garojnë albinizmi me vuçizmin

kurti taravari kasami mexhiti gashi

Albin Kurti deklarohet për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ