Kovaçevski: Nuk mendoj të dorëhiqem nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese

INA
INA

19/05/2023

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk po mendon të japë dorëheqjen nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese. Kovaçevski pas takimit të sotëm të liderëve e deklaroi qëndrimin e tij për mos përmbushjen e agjendës evropiane, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse do të largohet nga posti nëse deri në nëntor nuk miratohen ndryshimet kushtetuese.

“Nuk po mendoj sepse Qeveria ka kompetencat e veta në drejtim të menaxhimit të shtetit. Detyrimi për ndryshime kushtetuese është një shumicë prej dy të tretash. Është obligim jo vetëm i Qeverisë, por i të gjithë aktorëve shoqërorë e politikë në vend, obligim i çdo deputeti që të marrë një vendim për të ardhmen e qytetarëve.

Ne diskutuam këtu në detaje se çfarë do të thotë anëtarësimi në BE. Shikoni Rumaninë, Poloninë, Republikën Çeke, Sllovakinë, ku ishin para se të hynin në BE, ku janë sot. Më parë ishte e pamundur të imagjinohej që qytetari ynë të shkonte të punonte në Çeki, Sllovaki apo Kroaci për një pagë më të lartë, sot është realitet.

Kjo sepse këto vende janë anëtarë të BE-së, asgjë tjetër. Ne kishim një standard më të lartë se ata kur ishim pjesë e Jugosllavisë dhe ata kur ishin pjesë e Paktit të Varshavës”, tha kryeministri Kovaçevski.

Ai kujtoi se një shtet anëtar i BE-së merr 11 herë më shumë fonde për frymë nga fondet e BE-së sesa vendet kandidate për anëtarësim.

Edhe një herë, si shumë herë në muajt e kaluar, ai tha se pret që opozita të marrë një vendim për anëtarësim në bllokun evropian./MIA

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Partite politike BDI vlen ash pde lp pdsh

A i ruajtën bastionet partitë politike shqiptare?

inbound5715045676605177490

Siljanovska: Si presidente do të punoj për të krijuar unitet, premton se do të bashkëpunojë me opozitën

sulejman selimi

Lirohen nga akuza për krime lufte Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku

arben-taravari-ali-ahmeti

Taravari demanton se ka takuar Ahmetin

osbe odihr

OSBE/ODIHR sot do të shpallë rezultatet fillestare nga monitorimi i zgjedhjeve

IMG_1508

KSHZ publikon rezultatet e 99.85 % të votave, ja si qëndrojnë kandidatët për President

siljanovska davkova pendarovski stevo

Davkova dhe Pendarovski përballen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut

okb

OKB: Mbi 281 milionë njerëz përballen me urinë akute

Spartak Ngjela

Paralajmërohet fundi i Vuçiqit/ Avokati shqiptar zbulon një detaj në përballje me presidenten Osmani!

INFO

NA NDIQ