Kovaçevski paralajmëroi rishikim të kontratës për ndërtimin e autostradës Ohër-Kërçovë

ina-online
ina-online

02/11/2023

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi sot nga Ohri se do të kërkojë rishikimin e kontratës për ndërtimin e autostradës nga Ohri në Kërçovë.

“Mendoj se është e palejueshme të ndërtohet një autostradë 40 kilometra për mbi dhjetë vjet dhe ende të mos bëhet, ndërkohë që kërkohet një zgjatje tjetër që duhet të shkojë për votim para deputetëve. Për këtë arsye unë do të kërkoj një rishikim të këtij projekti dhe duke pasur parasysh që projekti nuk ka përfunduar për dhjetë vjet për një sërë arsyesh, mendoj se duhet menduar në drejtim të ndërprerjes së kontratës dhe kërkimit të një kontraktori i cili do ta ndërtojë në mënyrë cilësore, e të mos shohësh dhjetë vjet të ndërtohet një rrugë, të investohen para dhe të mos jetë lëshuar asnjë metër autostradë”, tha Kovaçevski.

Ai përkujtoi se projekti është ndërtuar sipas një marrëveshjeje të votuar në Kuvend, praktikisht bëhet ligj dhe çdo ndryshim apo aneks miratohet sërish nga deputetët.

“Një nga opsionet është, natyrisht, ndërprerja e kontratës”, theksoi kryeministri Kovaçevski, ndërsa paralajmëroi edhe një auditim të mundshëm të specializuar të projektit dhe të gjitha lëshimet.

Edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi shprehu vërejtje dhe kritika serioze për dinamikën e ndërtimit të autostradës Ohër-Kërçovë, duke theksuar se është e papranueshme që ky seksion nuk ka ka përfunduar pas dhjetë vjetësh nga fillimi i punimeve të ndërtimit.

“Ndërtimi ka filluar në vitin 2013 me 400 milionë euro, sot është mbi 600 milionë euro dhe as një metër asfalt nuk është vënë në përdorim. Afati skadon në fund të vitit dhe mendoj se është koha që qeveria dhe parlamenti ta rishikojnë atë marrëveshje, ndaj nëse është e nevojshme le të ndërpritet dhe le t’i jepet dikujt tjetër sepse kjo tashmë është skandaloze dhe e papranueshme”, theksoi Grubi duke thënë se do të duhet të ketë procedim penal.

Seksioni autostradë Ohër – Kërçovë është pjesë e Korridorit 8, me gjatësi totale prej 57 kilometrash, projekt ky me çmimin e të cilit nga 374 milionë që ishin parashikuar fillimisht, arriti në 598 milionë euro. Ndërtimi i autostradës ka nisur në shkurt të vitit 2014 dhe pas disa aneksimeve dhe shtyrjeve të afateve është paraparë të përfundojë plotësisht deri në fund të këtij viti.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

Kovaçevski: Qeveria teknike është e rregulluar me Ligj, dihen ministritë që i takojnë opozitës

mickoski gerqec

LSDM: Skandal i ri, Mickoski në të njëjtën tavolinë me të arrestuarin për trafikim të 32 kilogramëve drogë nga Gërçeci

vmro-dpmne

OBRM-PDUKM: Talat Xhaferi është i padenjë për postin e kryeministrit

oliver spasovski

Spasovski: Inspektorët do të mbajnë përgjegjësi nëse vërtetohet se kanë shpërndarë informacione për vrasjen e Vanjës

Kovacevski

Kovaçevski: LSDM do të ketë kandidatin e saj për President

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI po mundohet ta kthejë Gruevskin në Shkup

default

Më së ftohti dhe më së shumti dëborë në Kodrën e Diellit

lsdm

LSDM: Mitreski kryetari i Kuvendit, Zeçeviq shef i shtabi zgjedhor

komisija-za-obrazovanie

Vazhdon debati i amandamenteve për propozim-buxhetin për vitin 2024

INFO

NA NDIQ