Kovaçevski për plumbin e gjetur te shtëpia e Taravarit: Të intervenojë MPB-ja

Picture of INA
INA

05/02/2024

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, sot ka folur në lidhje me ngjarjet e fundit në Aleancën për Shiptarët. Kovaçevski tha se është i shqetësuar për informacionet për plumbin e gjetur në oborrin e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe shtoi se nëse është e vërtetë, MPB-ja duhet të ndërhyjë në këtë rast, ashtu siç ndërhyri në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj drejtorit të një institucioni qeveritar.

“Sigurisht që jam i shqetësuar për këtë. Më njoftuan se MPB tashmë ka ndërhyrë në pjesën e përleshjes së djeshme në Tetovë, ku drejtori i një institucioni qeveritar është sulmuar nga një person i identifikuar me emër dhe mbiemër. Unë besoj se MPB duhet ta përfundojë. E nëse kjo informatë që sapo ndatë është e saktë, atëherë duhet të ndërhyhet në mënyrë të rreptë në të njëjtën mënyrë”, tha Kovaçevski.

I pyetur nëse pas turbulencave në Aleancën për Shqiptarët këtë fundjavë, ai mendon se kjo parti është më afër apo më larg “Frontit Evropian”, Kovaçevski u përgjigj se secila parti politike vendos brenda organeve të veta se si do të pozicionohet politikisht.
Siç tha ai i takon Aleancës që Shqiptarët të vendosin nëse do të jetë për BE-në apo për alternativa tjera.

“Çdo parti politike zgjedh partnerët e saj të koalicionit sipas vlerave që ndan. Në zgjedhjet e vitit 2024 do të kemi dy blloqe partish politike, një për integrim europian dhe tjetri për izolim. Një bllok, i cili do të jetë për Maqedoninë e Veriut anëtare e BE-së, pjesë e Evropës Perëndimore dhe Maqedonisë së Veriut, blloku i dytë, me një lloj alternativë të paqartë, të pashpjeguar nga askush, e cila do të shikojë më shumë nga Lindja sesa nga Perëndimi. I takon Aleancës të vendosë nëse do të shkojë në Perëndim apo në Lindje, nëse do të shkojë për Europën apo për disa alternativa të papërcaktuara që askush nuk i shpjegon. Është ende vendimi i tyre”, tha Kovaçevski

TË FUNDIT
2 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
3 orë
Maqedonia e Veriut sot përballë Armenisë, optimizëm për fitore
3 orë
Ligji për përfaqësim të drejtë fillimisht në debat publik, pastaj në Komisionin e Venecias
3 orë
Deputeti Halil Snopçe zgjidhet kryetar i Degës së ASH-së në Gostivar
3 orë
BGNES: Beogradi thotë se eliminoi Korridorin 8 dhe po ndërtohet Korridori 10 Beograd-Shkup-Athinë

ME TE LEXUARA

21 orë
Lefkov: BDI si Qeveri e përkrahu heqjen e balancuesit, tani vetëm po manipulon me popullin
3 orë
Maqedonia e Veriut sot përballë Armenisë, optimizëm për fitore
1 ditë
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund ta padisin shtetin shkaku i ajrit të ndotur
17 orë
Mickoski: Ka kaluar koha e 'balancuesit', të gjendet mekanizëm ligjor
2 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

LEXO MË SHUMË

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia bardhi

Maqedonia e Veriut sot përballë Armenisë, optimizëm për fitore

administrata-600x360-1

Ligji për përfaqësim të drejtë fillimisht në debat publik, pastaj në Komisionin e Venecias

halil snopce arben taravari

Deputeti Halil Snopçe zgjidhet kryetar i Degës së ASH-së në Gostivar

korridori 8 dhe 10

BGNES: Beogradi thotë se eliminoi Korridorin 8 dhe po ndërtohet Korridori 10 Beograd-Shkup-Athinë

Moti_26-780x470-1

Moti sot në Maqedoni

AHMETI

Ahmeti takohet me ambasadorin bullgar Radukov. Mickoski e porositi: Mos iu vardis fqinjëve

alex salmond

Ish-ministri i Parë i Skocisë vdes teksa mbante fjalim në Maqedoninë e Veriut

makine-zjarr-750x430

Katër makina janë përfshirë nga flakët në Çair

INFO

NA NDIQ