Kovaçevski për Scholz: I besoj garancisë së tij, s’ka kushte të tjera pos ndryshimeve kushtetuese

INA
INA

29 Qershor, 2023

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka realizuar paraqitje para mediave në Berlin.

Ai ka folur për deklaratën e kancelarit gjerman, Olaf Sholc për pjesën ku thotë se “garanton se nuk do të ketë kushte të tjera përpos ndryshimeve kushtetuese”.

“Unë e dij se si sillen vendimet në BE. Unë vetë kam qenë pjesë e Samitit të Këshillit Evropian kur është miratuar korniza negociuese. Ajo u miratua me konsensus mes 27 shteteve anëtare dhe korniza negociuese është rezultat i konsensusit të 27 shteteve. Unë shumë qartë u shpreha në konferencë dhe u falënderova për mbështetjen dhe pjesëmarrjen aktive të kancelarit gjerman në finalizimin e kornizës negociuese. Korniza negociuese është e qartë dhe ajo parasheh që më 15 korrik do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, e cila edhe është mbajtur, se do të nënshkruhet marrëveshja me Frontex dhe u nënshkrua të cilin për herë të parë e kemi edhe në gjuhën maqedonase, pa asnjë fusnotë dhe shenjë shtesë, të barabartë me të gjitha gjuhet tjera të BE-së dhe se konferenca e dytë ndërqeveritare do të mbahet pa asnjë vendim shtesë, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe pas mbarimit të procesit të skriningut. Praktikisht, kancelari gjerman i përsëriti ato garanci që qëndrojnë në kornizën negociuese”, tha Kovaçevski./TV21

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-maqedonise-598x330

Aksident i rëndë në fshatin Kamjan. Një i vdekur i moshës 18 vjeçare dhe një i lënduar

Screenshot_2023-10-02-23-10-48-452-edit_com.android.chrome

Aliti: Ahmeti ka biseduar me Kovaçevskin për Ligjin e UÇK-së (video)

Screenshot_2023-10-02-22-04-57-428-edit_com.android.chrome

Gjeneral Lama: Aleksandër Vuçiqi, komandant i paaftë dhe frikacak…

LSDM SDSM

LSDM: Nuk rritet çmimi i energjisë elektrike, nga dhjetori rikthehet tarifa e lirë ditore

bilall kasami

Kasami paralajmëron prurje të reja në Lëvizjen BESA: Bashkohuni në kalanë e shpresës dhe dinjitetit!

universiteti-i-tetoves-UT

Rreth dy mijë studentë të rinj i filluan studimet në njësitë akademike të Universitetit të Tetovës

arber ademi

Ademi: Opozita e bashkuara, zëdhënëse e VMRO-së!

Arbri 05

FNT SkupiFestival Shkup së shpejti do të fillon edicionin e tij të 17 të me radhë

fatos reka arjanit hoxha

Hoxha priti në takim ambasadorin e Fatos Reka

INFO

NA NDIQ