Kovaçevski: Po subvencionojmë 80% të faturave të rrymës të qytetarëve

Picture of designer@fetishimedia.ch

21/03/2022

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot nga Prilepi theksoi se ai dhe ekipi qeveritar po ndërmarrin masa më të përgjegjshme për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve në kohën kur vendet evropiane po përballen me pasojat ekonomike të krizës shëndetësore dhe energjetike.

“Ne vazhdojmë të subvencionojmë deri në 80% të shumës së faturave të energjisë elektrike për amvisëritë dhe me Programin për Varfërinë Energjetike mbi 6500 familje me të ardhura të ulëta do të vazhdojnë të marrin fatura të reduktuara të energjisë elektrike, si dhe 35 familje, të cilat janë gjithashtu të rrezikuara”, nënvizoi Kovaçevski, duke shtuar se është mundësuar zgjerimi i Programit për mbulimin e shpenzimeve për energji dhe ngrohje.

Kovaçevski theksoi se për t’u ofruar ndihmë financiare kategorive më të cenueshme të qytetarëve janë masat për rritjen e pensioneve dhe ngritjen e të ardhurave më të ulëta, ku përfshihen 35.000 qytetarë, në një vit jozgjedhor dhe theksoi se në 20 vitet e fundit në vendi, pagat minimale dhe pensionet u rritën vetëm në vitet zgjedhore.

Sipas tij, Qeveria ka ndarë vazhdimisht fonde shtesë për të mbështetur kompanitë dhe ruajtjen e likuiditetit. “Janë miratuar dhe zbatuar gjashtë paketa kundër krizës, me vlerë rreth 1.2 miliardë euro. Kjo strategji efektive kundër krizës, e cila u njoh nga institucionet ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, shpëtoi mbi 60,000 vende pune dhe mbështeti mbi 20,000 kompani”, theksoi Kovaçevski. (INA)

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË