Kovaçevski pret mbështetjen për ligjet për Korridoret

INA
INA

25 Maj, 2023

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski pret mbështetjen e deputetëve për miratimin e ndryshimeve të pakos së ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, njofton KlanM.

Kovaçevski gjatë ceremonisë së lëshimit në përdorim të magjistrales Kumanovë – Stracinë, tha se, marrëveshje me konzorciumin amerikano – turk “Bechtel dhe Enka” i është dorëzuar Prokurorisë Publike dhe Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, si dhe të punësuarve në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore, të cilët janë të kyçur në këtë projekt.

Po ashtu, ka shtuar ai, është dërguar edhe letër në Kuvend për prezantimin e Marrëveshjes në komisionin adekuat, me kërkesë të deputetëve të opozitës me certifikatë të sigurisë.

“Korridori 8 e lidh Tetovën me kufirin e Shqipërisë, ndërsa Korridori 10d – Prilepin dhe Manastirin, ku qytetarëve u është premtuar autostradë që nuk është bërë asnjëherë. Tani në pesë vitet e ardhshme do të ndërtohet” – tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.

Ndërkohë, sic njofton KlanM, në seancë plenare në Kuvend ka vazhduar debati për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për përcaktim të interesit publik dhe nominim të partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtim të korridorit infrastrukturor 8 dhe 10 d, me procedurë të shkurtuar.

“Pikërisht fshehtësia e kësaj marrëveshje dhe ajo që nuk është e qasshme as për opinionin as për gazetarët as për komunitetin profesionistë të Fakultetit të Ndërtimtarisë apo Arkitektonik, as për deputetët, siç u premtua, flet se në këtë marrëveshje fshihet dyshimi për korrupsion të lartë” – tha Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Kuvendi, sic njofton KlanM, ka përfunduar debatin për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për marrëdhënie pune, ligjit për shpronësim, për ndërtim dhe për planifikim urbanistik dhe pas përfundimit të debatit edhe të ligjit të pestë, pritet që pakoja e ligjeve që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve, të shkojë në votim. /KlanMacedonia

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1730

Azizi nga Gostivari ‘selam’ ASH-së: Gostivari ka qenë çdoherë opozitar

IMG_1726

Rinia e Gostivarit rreshtohet me Lëvizjen BESA (FOTO)

parking-oh

Nesër hyn në fuqi tarifa verore e parkingut në qytetin e Shkupit

IMG_1720

VMRO-Popullore do të votojë për ndryshimet kushtetuese

mesic

Mesiq: Maqedonia qëmoti duhej të ishte anëtare e BE-së

IMG_1723

Në Universitetin e Tetovës u promovua libri “Të lirë” i Lea Ypit, shkrimtares dhe filozofes së njohur me renome ndërkombëtare

grubi-visar-ganiu

Ganiu: Grubin nuk e votojnë as në lagjen e tij (VIDEO)

kovacevski ursula

Kovaçevski-Von der Leyen: BE-ja ofron mbështetje të fortë për arritjen e një konsensusi për ndryshimet kushtetuese

shkupi

E premtja, ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ