Kovaçevski pritet të dorëzojë në Kuvend propozimin për Qeverinë e re

Iliria News Agency
Iliria News Agency

11/01/2022

Mandatuesi për kryeministër dhe lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, sot në pritet të dorëzojë përbërjen e re të Qeverisë dhe programin qeveritarë, pasi në seancat e mbrëmshme të Bordit Ekzekutiv dhe Qendror të LSDM-së i shpalli emrat e anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Zëvndëskryeministre e Luftës Kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Resurse Njerëzore, është propozuar Sllavica Gërkovska, deputete e mëparshme e LSDM-së, zëvendëskryeministër i angazhuar për Çështje Ekonomike dhe Koordinimin e Resorëve Ekonomikë dhe Investimeve – zëvendëskryeministri aktual Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër i Çështjeve Evropiane është propozuar Bojan Mariçiq, ministër i deritanishëm i Drejtësisë, kumtoi kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dje në konferencën për shtyp pas përfundimit të mbledhjeve të Këshillit ekzekutiv dhe qendror të partisë.

Ministre e Mbrojtjes është propozuar Sllavjanka Petrovska, deputete e LSDM-së, ish-zëvendësministre e Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, ministër i Punëve të Brendshme ministri aktual Oliver Spasovski, ministër i Drejtësisë, prof. dr. Nikolla Tupançevski nga Fakulteti Juridik në Shkup, ministër i Bujqësisë Lupço Nikollovski i cili edhe më parë e ka drejtuar këtë resor.

Ministre e Punës dhe Politikës Sociale është propozuar – Jovana Trençevska – drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror për Punë, ministre e Kulturës Bisera Kostadionova – Stojçevska, deputete aktuale e LSDM-së dhe paraprakisht profesoreshë në Fakultetin Pedagogjik në kuadër të Universitetit në Manastir. Ministër i Transportit dhe Lidhjeve është propozuar ministri aktual, Bllagoj Boçvarski.

Nga të gjithë këta, siç tha Kovaçevski, pret punë me përkushtimin maksimal në interes të qytetarëve dhe realizimin e premtimeve.

“Qeveria e re do të jetë me produktivitet të lartë në punë, e përkushtuar në sfidat ekonomike, si edhe në përforcimin e standardit jetësor të qytetarëve. Kemi vendosur vërtetë qëllime të larta por jam i sigurt se me shumë punë dhe zell do të mund t’i realizojmë”, deklaroi Kovaçevski.

Gjendja me pandeminë e Kovid-19 po monitorohet nga afër dhe në koordinim me Komisionin për Sëmundjet Infektive dhe Shtabin e Krizave do të veprojnë bashkërisht në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Vaksinimi mbetet prioritet dhe për të, tha ai, duhet të intensifikohet edhe më tej.

Në lidhje me integrimet evropiane, ai theksoi se kemi qëndrime të qarta. Republika e Maqedonisë së Veriut, theksoi ai, ka katër raporte të njëpasnjëshme pozitive për anëtarësimin në BE dhe duhet të na jepet një datë për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Sa i përket qëndrimeve tona që përcaktohen në Kuvend, gjuha maqedonase, identiteti maqedonas janë vijat tona të kuqe, sepse ne jemi maqedonas që jetojmë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Kovaçevski.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vmro-dpmne

OBRM-PDUKM: Bullgaria dhe Greqia nuk janë mbështetësit kryesorë të integrimit të Maqedonisë në BE

policia-714x420

Rrahja mes policëve në Qendrën Klinike në Shkup, MPB parashtroi kallëzim penal ndaj një polici

donaldtrump

Gjykata e Lartë vendos pro Trampit, ish-presidenti: Fitore e madhe për Amerikën

okb

Shefi i OKB-së: Dhjetëra fëmijë po vdesin nga uria dhe dehidratimi në Gaza, gjendja është e frikshme

Klinika-Infektive-Shkup

Komisioni për sëmundje infektive do të mbajë mbledhje, 123 raste të kollës së mirë në Shkup

kompleksi-adem-jashari

26 vjet nga rënia heroike e Jasharëve, sot nis Epopeja

moti-1

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

bislimi-petkovic-lajcak

Lajçak sot në Prishtinë, takon Bislimin për zbatimin e Marrëveshjes Bazike

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

INFO

NA NDIQ