Kovacevski priti zv/kryeministrin e Katarit: Gatishmëri për bashkëpunim në mbrojtje dhe ekonomi

Picture of designer@fetishimedia.ch

17/03/2022

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, u takua me një delegacion nga shteti i Katarit, i kryesuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Khalid bin Mohammed Al-Attiyah.

Në takim u shpreh angazhimi i përbashkët për promovimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë.

Kryeministrit Kovaçevski ka marrë ftesën nga homologu i tij nga Doha për një vizitë zyrtare në Katar.

Kryeministri Kovaçevski tha se Republika e Maqedonisë Veriore shtetin e Katarit e konsideron si vend mik dhe tha se ka interes për prezantimin e mundësive për investime në vendin tonë para biznesmenëve në Katar. Për sa i përket ruajtjes së paqes botërore, ndahet mendimi se arritja e zgjidhjeve përmes dialogut është thelbësore.

Lidhur me situatën në Ukrainë, kryeministri Kovaçevski theksoi se qëndrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në përputhje të plotë me qëndrimet e partnerëve tanë strategjikë NATO, SHBA dhe BE, me dënimin më të ashpër të pushtimit rus në Ukrainë. (INA)

TË FUNDIT

Liderët evropianë urojnë Kosovën

Sekretari Amerikan, Rubio uron Kosovën: SHBA-ja ka mbështetur rrugëtimin drejt një shteti sovran

Kosova sot shënon 17 vjetorin e pavarësisë

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË