Kovaçevski: Punë e përbashkët dhe e mundimshme për tejkalim të krizës dhe prosperitet

Picture of designer@fetishimedia.ch

16/01/2023

Krizën edhe do ta mbijetojmë edhe do ta tejkalojmë vetëm me punë të përbashkët, mbështetje për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve, ruajtje të vendeve të punës dhe ruajtje të likuiditetit të kompanive, porositi sot kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Në fjalimin në konferencën “Sfida ekonomike në vitin 2023: Si ta mirëmbajmë rritjen ekonomike dhe ta transformojmë ekonominë”, në organizim të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski theksoi se kur punohet shumë dhe ka vullnet, nuk ka qëllim të pa arritshëm.

Kovaçevski theksoi se komuniteti afarist Qeverinë e ka partnere serioze dhe se përmes dialogut të përbashkët çdoherë kërkohen zgjidhje.

“Qeveria është partnere e komunitetit afarist sepse qëllim i përbashkët i yni është të krijojmë kushte më të mira për qytetarët, kompani likuide dhe me rritje të shpejtë, vende të punës të paguara më mirë, ndërkaq e atë edhe standard më i mirë jetësor për të gjithë në shtet”, porositi Kovaçevski.

Kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski në video fjalimin theksoi se orari për, siç theksoi, spastrimin e gjërave, janë funksionimi i shtetit juridik, raporti mes kapitalit dhe punës, si dhe krijimi i strategjisë së përbashkët e cila do ta nxisë eksportin.

Ai i porositi elitat politike të mendojnë seriozisht për pranimin e Deklaratës që e dha Oda në të cilën kërkohet në 10 vitet e ardhshme fokusi të vihet në ekonomi, ndërsa historia t’u kthehet historianëve.

Kryetari i Këshillit për avancim të arsimit të lartë dhe hulumtime strategjike, Gligor Bushev, nga ana e tij porositi se në kushtet dhe sfidat rrjedhëse kërkojnë politika të matura dhe të menduara mirë ekonomike. Politika, siç tha, që në afat të shkurtë do ta vendosin inflacionin nën kontroll, pa u minuar kapaciteti afatgjatë për rritje ekonomike dhe transformim të ekonomisë.

“Thënë në gjuhën e kuptueshme, të mposhtet inflacioni, e njëkohësisht të mirëmbahen kompanitë në kondicion, të investojnë, të vendosin inovacione dhe teknologji të reja, t’u përgjigjen sfidave të kohës së re”, tha Bishev.

TË FUNDIT

Qoku: Të korruptuarit e të pandershmit sa lehtë i bashkon ligësia

Haradinaj: Rezultatet akoma s’po dihen, institucionet e drejtësisë të veprojnë

Sherifi nga Nisma: Ja kush do të doja të jetë kryeministër i ri dhe…

Qeveria kufizon marzhet në tregtinë me pakicë dhe me shumicë

Real Madrid publikon formacionin zyrtar për super ndeshjen ndaj Manchester City

Brest – PSG, publikohen formacionet zyrtare

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË