Kovaçevski – Rama: “Procesi i Berlinit” dhe nismat tjera rajonale sigurojnë eurointegrim të shpejtë

Picture of INA
INA

06/07/2023

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski ka realizuar një takim kokë më kokë me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, ku në focus të bisedimeve kanë qenë perspektivat dhe përfitimet e Procesit të Berlinit, integrimi në BE, si dhe rëndësia e përforcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve fqinje anëtare të NATO-s.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka pritur në vizitë zyrtare kryeministrin shqiptar, Edi Rama ku kanë diskutuar për sfidat e përbashkëta të dy shteteve.

Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp tha “Sot ishte kënaqësi e jona të presim mikun tonë Edin. Vendet tona nuk heqin dorë nga qëllimet tona evropiane. Për këtë rrugë ne ndërmarrim hapa për demokratizimin e shteteve tona. Për këtë drejtim ishte edhe hapi i Procesit të Berlinit. Njohja e ndërsjellë mes shteteve tona për profesione të caktuara dhe lëvizja e lirë mes shteteve tona janë qëllimet tona të përbashkëta, por edhe për rajonin në përgjithësi. Procesi i Berlinit është i rëndësishëm, për nismat që do t’i ndërmarrim në energjetikë, ekonomi, shëndetësi dhe fushat tjera ku kemi sfida të përbashkëta. Krahas mesazheve politike, këto nisma kanë edhe përfitime financiare dhe shoqërore në rajon. Këtë nismë qytetarët e ndjejnë. Me këtë nismë ne e mbajmë gjallë idenë evropiane. Për qytetarët, gjendja ekonomike është shumë e rëndësishme dhe për këtë jemi këtu për të diskutuar. Ballkani i Hapur dha rezultate konkrete për Maqedoninë, Shqipërinë dhe Serbinë. Kjo nismë edhe më tutje do të ofrojë risi”, tha mes tjerash kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

“Nga shteti i kapur, ne u bëmë anëtar i NATO-s, dhe u bëmë kandidat për anëtar i BE-së, duke ruajtur identitetin dhe gjuhën tonë” vazhdoi Dimitar Kovaçevski.

Në lidhje me kontestin mes Kosovës dhe Serbisë, Kovaçevski, tha “politikanët të tregojnë guxim burrshtetasi për të sjellë edhe vendime të rënda që të ardhmen të dominojë paqa mes shteteve dhe popujve”, tha Kovaçevski duke marrë shembull konstetet e Maqedonisë.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama theksoi se ishte një takim të dobishëm, në kushtet kur Shqipëria do të mirëpresë samitin e Procesit të Berlinit në Ballkan.

“Është një kohë kur është bërë e qartë për ne, dhe kemi dakordësi të plotë që buron nga realiteti i përditshëm i punës sonë dhe i qytetarëve tanë se hendeku midis vendeve të BE dhe vendeve tona në aspektin e mbështetjes financiare të BE, është i pakrahasueshëm. Të çojmë para këtë qëllim të përbashkët, duke furnizuar partnerët tanë me shifra konkrete nga ky realitet, që sa më shumë ti hysh, aq më befasues bëhet”. Vendet e rajonit meritojnë të shihen jo vetëm si shtete që kanë nevojë nga BE, por dhe si shtete që kontribuojnë në rajon, u shpreh kryeministri, që njoftoi se së shpejti do të ketë një takim informal në Tirana, para se të mbahet samiti i Procesit të Berlinit.

Sipas tij, Shqipëria me Maqedoninë e Veriut kanë një bilanc shumë kuptimplotë në rajon, sa i përket linjës që ndjekin që përputhet me BE.

“Kjo është një vlerë që mishërojmë ne e jo të gjithë e mishërojnë 100 për qind. Lajmi i mirë është se Komisioni, sikurse ka thënë von der Layen, po punon në këtë drejtim. Shumë shpejt do të kemi një takim informal në Tiranë, ku unë do t’i ftoj të gjithë, do të jenë prezentë dhe përfaqëues të BE. E meritojmë si vende në mes të Europës që të mos shihemi si ata që bëjnë detyrat, por edhe si ata që kontribuojnë. BE ka nevojë për ne, ashtu si ne për ata”, deklaroi Rama.

Në 16 tetor, në kryeqytetin shqiptar mbahet për herë të parë samiti i radhës i Procesit të Berlinit. Qeveria shqiptare ka nisur përgatitjet dhe në kuadër të këtyre përgatitjeve, Rama ka nisur një tur në vendet e rajonit. Këtë paradite, ai ndodhet në Shkup, për të vazhduar gjatë pasdites takimet në Prishtinë. Ndërsa të premten do të vazhdojë takimet në Beograd, Sarajevë e Podgoricë.

Fokusi tani mbetet Procesi i Berlinit, pasi kryeministri Rama hoqi dorë nga “Ballkani i Hapur”, nismë për të cilin ishte iniciator së bashku me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.
Pas takimit mes delegacioneve është paraparë drekë e përbashkët, ndërsa më pas Rama do të udhëtojë drejt Kosovës, për të realizuar takim fillimisht me presidenten, Vjosa Osmani e më pas me kryeparlamentain Glauk Konjufca.(INA)

TË FUNDIT
9 minuta
Serbia arreston tre spiunë të Maqedonisë së Veriut
11 minuta
Paga mesatare në muajin maj 41.252 denarë
12 minuta
Dauti: S’do lejojmë që për fatin e shqiptarëve të vendosin maqedonasit!
32 minuta
“Me mur të gjallë’ do ta mbrojmë tokën”/ Banorët e Koliçanit të Poshtëm të vendosur, nuk lejojnë vendosjen e fotovoltaikëve
1 orë
Lëvizja Demokratike emëron dy profesorë universitarë për zëvendësministra

ME TE LEXUARA

23 orë
Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat
2 orë
Toshkovski: Po stabilizohet gjendja me dhënien e dokumenteve personale
1 ditë
Maqedonia e Veriut do të rris numrin e fluturimeve me çmime të ulta
19 orë
Bajrami: Ndryshimi solli lirinë për dhunuesit e 27 prillit
1 ditë
Biblioteka Kombëtare e Kosovës vjen me Ekspozitë në kuadër të Verës Kulturore në Tetovë

LEXO MË SHUMË

bia-serbe

Serbia arreston tre spiunë të Maqedonisë së Veriut

kredite denar

Paga mesatare në muajin maj 41.252 denarë

ilire dauti

Dauti: S’do lejojmë që për fatin e shqiptarëve të vendosin maqedonasit!

Screenshot_20240723-135214~2

“Me mur të gjallë’ do ta mbrojmë tokën”/ Banorët e Koliçanit të Poshtëm të vendosur, nuk lejojnë vendosjen e fotovoltaikëve

ebfbb2a6-0ee4-4e34-94e6-f8889d4204f1

Lëvizja Demokratike emëron dy profesorë universitarë për zëvendësministra

IMG_4633

Tetova zgjodhi kryetarin e ri të Këshillit Komunal

Adnan Azizi

Azizi: Ali Ahmeti kopjoi idenë e Rufi Osmanit!

blerim-bexheti

Modeli irlandez dhe belg për ndarje të territorit të Maqedonisë, Bexheti: Opinioni ka pasur dyshime edhe për kryeministrin shqiptar, por u bë

blerim bexheti

Bexheti: Të kërkosh rregullim të ri kushtetues, nuk është e rrezikshme

INFO

NA NDIQ