Vizita e Kurtit, reagon kabineti i kryeministrit Kovaçevski, kontaktohet edhe ambasadori i Kosovës në Shkup

Picture of ina-online
ina-online

13/08/2023

Zyra e kryeministrit Dimitar Kovaçevski sot pasdite ka publikuar një deklaratë në lidhje me vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në komunën e Tetovës dhe Çairit.

“Kabineti i kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ju njofton se fillimisht kjo vizitë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është një vizitë private dhe për detajet e ftesës, protokollit dhe organizimit të ngjarjes së cekur, duhet drejtuar tek organizatori”, thuhet në njoftimin e Qeverisë me rastin e reagimeve pas vizitës së djeshme të kryeministrit të Kosovës, Kurti në Tetovë dhe Shkup, përcjell INA.

Kabineti i kryeministrit Kovaçevski i referohet edhe siç thuhet vendosjes së flamujve joshtetërorë gjatë vizitës, por siç thuhet më tej edhe një flamur me hartën e të ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe” në koncertin në Tetovë, organizuar nga Komuna e Tetovës me rastin e vizitës së Kurtit.

“Sidoqoftë, Zyra e Kryeministrit vlerëson se vendosja e flamujve që nuk janë flamuj kombëtarë është në kundërshtim me protokollet dhe ligjet për organizimin e manifestimeve në prani të shtetarëve të vendeve të huaja. Njëkohësisht, lloji i ikonografisë që vërehet në manifestim në prani të një përfaqësuesi të lartë të një shteti të huaj është i papërshtatshëm dhe i papranueshëm në një shtet anëtar të OKB-së dhe në një shtet anëtar të NATO-s, dhe në këtë drejtim ju informojmë se Sekretariati i Punëve të Brendshme në Tetovë. po merr masa për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit. Gjithashtu, ju njoftojmë se gjatë ditës, Zyra e Kryeministrit ka kontaktuar me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me ikonografinë e përmendur të përdorur gjatë vizitës private të kryeministrit të Kosovës në vend” sqaron kabineti i kryeministrit Kovaçevski.

Në reagim më tej thuhet se është e dënueshme që në manifestimin e organizuar në territorin e Maqedonisë së Veriut të përjashtohet himni kombëtar i Maqedonisë dhe anashkalimi i flamurit shtetëror.

Kabineti i Kovaçevskit i referohet edhe riemërtimit të rrugës së deritanishme “Brigada e Dytë Maqedonase” me emrin e Adem Demaçit.

“Përveç kësaj, edhe pse vetëqeverisja lokale në Maqedoninë e Veriut ka liri të plotë në marrjen e vendimeve që prekin komunën, megjithatë, kabineti i kryeministrit Kovacevski thekson se nuk pajtohet me riemërimin e kësaj rruge që mban emrin Brigadës së dytë maqedonase. Komuna është dashur që në periudhën e kaluar ta bëjë punën e saj më me përkushtim dhe ta ndërtojë një rrugë të re që do të emërtohet sipas procedurave ligjore”, thuhet në letrën e shkruar nga Qeveria.(INA)

TË FUNDIT
6 minuta
Këshilli gjyqësor ia mori imunitetin gjykatësit suprem Georgiev dhe e miratoi paraburgimin të tij
8 minuta
Votojnë të sëmurët, personat të pafuqishëm dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime
10 minuta
Mexhiti optimist: Mendoj se puna e kryeparlamentarit është e kryer
48 minuta
Këshilli Gjyqësor me seancë urgjente në mesnatë, “për t’ia marrë imunitetin gjykatësit Naqe Georgiev”
9 orë
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

ME TE LEXUARA

1 ditë
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit
8 minuta
Votojnë të sëmurët, personat të pafuqishëm dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime
18 orë
Zejdi zbulon se çfarë janë podrumet e kuqe që i përmendi Ali Ahmeti
15 orë
Pa vullnet politik nuk mund të ketë reforma në gjyqësor
1 ditë
Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it
6 minuta
Këshilli gjyqësor ia mori imunitetin gjykatësit suprem Georgiev dhe e miratoi paraburgimin të tij
18 orë
Ndryshimet kushtetuese, Kasami: Për vullnetin e VMRO-së, duhet ta pyesni VMRO-në
14 orë
VLEN vazhdon negociatat për qeverinë e re! Zejdi thotë se ka mekanizma për t’i parandaluar, nuk përjashton protestat

LEXO MË SHUMË

keshilli-gjyqesos-

Këshilli gjyqësor ia mori imunitetin gjykatësit suprem Georgiev dhe e miratoi paraburgimin të tij

zgjedhjet-maqedoni

Votojnë të sëmurët, personat të pafuqishëm dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime

mexhiti izet

Mexhiti optimist: Mendoj se puna e kryeparlamentarit është e kryer

keshilli-gjyqesos-

Këshilli Gjyqësor me seancë urgjente në mesnatë, “për t’ia marrë imunitetin gjykatësit Naqe Georgiev”

Screenshot_2024-05-20-23-16-19-497_com.facebook.katana-edit

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

IMG_2237

Sejdiu nga VLEN: Kur gjykatat vendosin “pro” BDI-së ishin të mira, kur vendosin kundër “ata janë të kapura”

Screenshot_2024-05-20-22-03-17-614_com.android.chrome-edit

“Na tha publikisht – e kam zgjedh Artanin, nuk e jap” – Mexhiti thotë se “rezultati në Çair është rezultat i budallakive” të Grubit

kastriot-rexhepi

Rexhepi: Kryetari i kuvendit duhet të jetë shqiptar

Mijallkov Sasho

Sasho Mijallkov të enjten lirohet nga burgu

INFO

NA NDIQ